Pasi morën “bekimin” e mbretëreshës, e cila aprovoi vendimin e bujshëm për të lënë detyrat mbretërore, Meghan dhe Harry kanë nisur të jetojnë ditët e para si njerëz të thjeshtë. Ose të paktën, janë drejt asaj rruge. Së fundmi, sipas Daily Mail çifti ka pushuar nga puna thuajse të gjithë stafin e punonjësve që i ndihmonin në banesën e tyre, Frogmore Cottage- shtëpia në të cilën u zhvendosën pas lindjes së djalit, Archie.
Nga ç’thuhet deri tani ia kanë dalë që vendin e punës ta mbajnë përkohësisht vetëm 2 prej tyre: një maxhordom dhe një që do të mirëmbajë pastër shtëpinë. Punonjës të tjerë si shefa kuzhine, shërbyese, etj janë larguar pasi u është thënë se nuk është më i nevojshëm pozicioni i tyre.
Ky hap, është një ndryshim goxha i madh për princin, i cili bashkë me Markle do të zhvendosen drejt Kanadasë, për një jetë të pavarur.
Kjo do të thotë që duka dhe dukesha, s’do të kthehen më kurrë në Frogmore?
Akoma s’është e qartë! Çfarë dihet është që ajo kështjellë i përket ende mbretëreshës, që të paktën nga deklara do t’i mirëpresë sa herë të kthehen në familje!
Një video është bërë virale në rrjet ditën e djeshme, ku dyshohet të ketë pasur përplasje mes stafit të sigurimit…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete po aq e bukur dhe emocionuese si ne fillimet e lidhjes. Do dashuroheni…
Ernest Muçi është rikthyer si protagonist te Beshiktash. Këto të fundit barazuan 1 me 1 në transfertën e Alanjaspor dhe…
Takimet e javës së 37-të të Serisë A kanë dhënë verdikte të forta sa i përket fateve të disa skuadrave.…
Përzieni limonin me kafe dhe nuk do të keni më kurrë njolla në fytyrë. Kjo është shumë e mirë. Është…
Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes të cilit akuzon Partinë…