Categories: Uncategorized

Ndryshimi drastik bëri bujë, kush është “arma” e fshehtë e rënies në peshë të Adele (FOTO LAJM)

Humbja e bujshme e peshës së Adele u ndihmua nga një trajner fitness-i që stërviti Lady Gaga-n. Ajo punësoi një kuzhinier personal me rekomandimin e yllit të Hollivudit, Cameron Diaz.

Të gjithë reaguan në lidhje me paraqitjen e Adele në postimin e publikuar në 32-vjetorin e saj, javën e kaluar. Miqtë e këngëtares zbuluan se si mori ndihmë nga specialisti.

Ajo bën seanca trajnimi 35-minutëshe pesë herë në javë me ushtrime për barkun dhe për krahët.

Më parë ishte raportuar se Adele ndiqte dietën Sirtfood, e cila përfshinte tre lëngje jeshilë dhe një vakt në ditë, për tre ditë në javë dhe më pas, 1.200 kalori në ditë për katër ditë në javë.

Adele, e cila u rrit në Tottenham, në Londrën e Veriut, tani jeton në Los Anxhelos, e fiksuar pas shëndetit pasi bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti Simon Konecki, 46 vjeç, babai i djalit të saj 7-vjeçar Angelo, vitin e kaluar.

Shpesh ajo është akuzuar për operacione që e kanë bërë të bjerë në peshë, por ish-trajneri i saj personal ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet.

“Kur Adele dhe unë filluam udhëtimin tonë së bashku, kurrë nuk ishte për t’u bërë kockë e lëkurë. Bëhej fjalë për shëndetin e saj. Sidomos pas shtatzanisë. Është e natyrshme që me ndryshimin të lind një ndjenjë e re dhe dëshiron të jesh versioni yt më i mirë i mundshëm. Kjo metamorfozë nuk është për shitje të albumeve, për publicitet ose për të qenë një modele. Shpresa ime është që njerëzit të vlerësojnë punën e palodhur që Adele ka bërë për të përmirësuar veten. .”- tha ai.

Adele u nda nga bashkëshorti Konecki prillin e kaluar, pas tetë vitesh dhe divorci nuk është bërë publik.

të fundit

Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit të PS, bisedat në SKY ECC: Na fikët mor burrë. Ç’janë këto muhabete…

Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë njoftoi “shefin” e tij në…

4 minutes ago

Balluku e pandehur nga SPAK për tendera miliona euroshe, 300 apartamente dhe 2 jahte, opozita sot protestë para Kryeministrisë

Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka…

36 minutes ago

Ikja e të rinjve, 70% e emigrantëve shqiptare në Europë nën 45-vjeç

Mosha e 2,2 milionë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, është mjaft e re sipas të dhënave nga Ces Hub i…

42 minutes ago

Ankimohet sërish në KPP/ Tenderi i fiskalizimit 7.7 mln euro kthehet sërish në Komisionin e Prokurimit Publik

Tenderi për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizmit për llogari të Drejtorisë së Përgjithshe të Tatimeve, me autoritet kontraktor Agjencinë Kombëtare…

51 minutes ago

Egli Tako këshillon banorët e “Big Brother VIP”: Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me…

Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP 4”, është rikthyer në vëmendje me disa…

59 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

1 hour ago