Categories: Uncategorized

Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur amerikan me origjinë shqiptare

Prezantuesi legjendar Regis Philbin ka ndërruar jetë ditën e premte (24 korrik) në moshën 88 vjeçare.

Në deklaratën e familjes së tij dërguar CNN, thuhet:

Të lidhura

None found

“Jemi shumë të trishtuar t’ju themi se i dashuri ynë Regis Philbin ndërroi jetë, natën e kaluar për shkaqe natyrale, pranë ditëlindjes së tij të 89-të. Familja dhe miqtë e tij janë përgjithmonë mirënjohës për kohën që kemi kaluar me të, për ngrohtësine e tij, sensin legjendar të humorit dhe aftësinë për ta kthyer çdo ditë, në diçka për të cilën ja vlente të bisedoje. Falenderojmë fansat dhe admiruesit e tij për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij 60-vjeçare dhe kërkojmë privatësi për të vajtuar humbjen e tij.

Philbin ka qenë prezantues i një sërë emisionesh televizive, mes tyre dhe “Who wants to be a millionaire”. Ai është nominuar për 37 çmime “Daytime Emmy”, prej të cilave fitoi 6, ndërsa në vitin 2008, mori çmimin ”Lifetime Achievement”. Philbin mban rekordin botëror, si prezantuesi me më shumë orë në televizionet amerikane, sipas Guiness World Records, më shumë se 16.700 orë live shkruan anabel.

Një dekadë më parë, teksa intervistonte Kara DioGuardi, muzikanten shqiptaro-amerikane, Philbin foli për origjinën e tij në emision. Ai u shpreh:

“Siç të kam thënë për vite me rradhë (drejtuar koleges së tij), nga ana e mamasë origjina ime është shqiptare. Në u dëbuam nga Shqipëria, kaluam Adriatikun dhe u vendosëm në Itali, në një fshat të vogël që quhej Greçi. Kështu nisi gjithçka aq shumë kohë më parë dhe një ditë, papritur, kjo vajzë e bukur (referuar DioGuardi-t) më thotë se jemi kushërinj.”

Më pas, ai tha se emri i nënës së tij është Filomina Basha (Florence Filomena Boscia). Filomina u martua me Frank Philbin, i cili ndërroi jetë në 1978-ën. Ajo vdiq në 1987-ën, në La Hoja të Kalifornisë.

të fundit

Alain Berset uses footnote for Kosovo in announcement of meeting with Kurti in Dublin

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, njoftoi në lidhje me takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,…

1 minute ago

Musliu and Rizvanolli clash in parliament over electricity: KESCO and KEDS buy the power, minister says

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke e akuzuar për…

1 minute ago

KPC appoints leaders at the Special Prosecution Office and approves competition for four positions

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, ka mbajtur takimin e 307-të, gjatë të cilit ka…

2 minutes ago

Kosovo bans imports from a North Macedonian dairy, food agency announces extraordinary inspection

Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar importin e produkteve të një qumështoreje nga Maqedonia e Veriut, pasi në disa dërgesa është…

2 minutes ago

Papa Leo XIV në listën e më të veshurve të vitit 2026, mes atleteve Nike dhe veshjeve papnore

Papa Leo XIV ka surprizuar botën e modës, duke u përfshirë në listën e personazheve më elegantë të vitit 2026,…

6 minutes ago

Brajan Gruda shënon golin e parë për Gjermaninë në Beograd, ndaj Serbisë

Gjermania po luan aktualisht në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të raundit të pestë të Ligës së Kombeve, ku po…

16 minutes ago