Categories: Uncategorized

Ndahet nga jeta aktori i njohur i “Game Of Thrones” (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë aktori i njohur irlandez i serialit Game Of Thrones, BJ Hogg në moshën 65-vjeçare.

Vdekja e tij edhe pse në kohë pandemie, nuk ka lidhje me koronavirusin.

Aktori, i cili lindi në Lisburn të Irlandës Veriore, ishte i njohur për rolin e tij në serialin e HBO si Addam Marbrand, dhe për pjesëmarrjen në The Fall and Big Mervyn në BBC, apo dhe komedinë irlandeze, Give My Head Peace.

Ekipi i komedisë së Give My Head Peace tha në një deklaratë se: “BJ është pjesë e familjes Give My Head Peace. Ai ishte një aktor i mirë, koleg i shkëlqyer dhe mik i vërtetë. Mendimet tona janë me gruan e tij, Elishin, djalin Nathan dhe vajzën Abigail në këtë kohë”.

Agjenti i BJ, Geoff Stanton tha për Mailonline se lajmi i ka trishtuar të gjithë miqtë e tij: ‘Të gjithë jemi shkatërruar nga lajmi i vdekjes së BJ dhe ngushëllime të thella për gruan e tij, Elishin, djalin Nathan dhe vajzën Abigail.

Aktori lindi në prill të vitit 1955.

BJ ishte aktor, shkrimtar, regjisor dhe një muzikant i stërvitur klasik pjesë e bandës Big Bands.

Ai interpretoi në teatrin Lyric të Belfast dhe jashtë kufinjve si në Rusi dhe gjetkë.

të fundit

Panik në Durrës/ Zbulohet një pako me eksploziv pranë hotelit të Vangjush Dakos

Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…

4 minutes ago

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

30 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

1 hour ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

1 hour ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

2 hours ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago