Categories: Uncategorized

Moderatorja i dha fund jetës, Rita Ora reagon me fjalët më të ndjera

Caroline Flack i dha fund jetës ditën e djeshme, duke tronditur botën e televizionit. Moderatorja e famshme u gjet e pajetë në apartamentin e saj, ndërsa për një kohë të gjatë u shënjestrua nga mediat, për shkak të një proçesi gjyqësor me ish-partnerin.

Një prej mikeve më të mira të moderatores ishte edhe Rita Ora, e cila i ka dedikuar disa fjalë largimit të parakohshëm të Flack nga jeta, duke vënë në dukje përgjegjësitë që i takojnë secilit në raport me tjetrin. Këngëtarja ka theksuar se vetëvrasja e Flack ka shërbyer si një mësim për të gjithë, ashtu sikurse ka bërë thirrje njerëzit duhet të bashkohen për të mbështetur njëri-tjetrin. Reagimin e plotë e gjeni më poshtë.

“Caroline ti ishe vetë drita për këdo që takoje, ende e dëgjoj të qeshurën tënde, që të gjithë e dinin se ishte e qeshura jote! E bekuar që isha shoqja jote. Shpresoj që largimi jot nga jeta të ketë shërbyer si një mësim sot. Le të vëmë një barrierë për të ndalur poshtërimin, turpin dhe bullizmin. Le të ndalojmë së shënjestruari të rinjtë. Të bëhemi bashkë dhe t’i përdorim rrjetet sociale më me përgjegjshmëri. Le të mendojmë para se të shkruajmë. Ju lutem, hidhini sytë rreth vetes dhe shikoni se cili nga miqtë apo të afërmit tuaj ka nevojë për mbështetje. Shumë dashuri për Caroline Flack, familjes dhe miqve të saj gjatë kësaj periudhe tragjike.”

të fundit

Burri dhunoi gruan për vdekje dhe më pas vrau veten, foto e viktimave në Vlorë

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Orikum të Vlorës, kanë dalë në dritë. Burime pranë…

6 minutes ago

Abuzoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në burg 67-vjeçarin

Gjykata e Korçës, ka lënë në arrest me burg 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se p*rdhunoi dhe la shtatzënë…

26 minutes ago

Krimi në familje/ Policia zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë në Vlorë

Këtë të premte, një ngjarje e rëndë u regjistrua në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh u gjet pa…

47 minutes ago

Ngjarje e rëndë në Vlorë, Burri vret gruan më pas edhe veten (EMRAT)

Këtë të premte 2 janar 2026, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Orikum të Vlorës, ku një çift bashkëshortësh…

1 hour ago

Aksidentet në veri dhe verilindje të vendit/ Reagon shoqata e siguruesve të Shqipërisë: Mungesa e marrjes së masave rrezik për qytetarët

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes, ku…

2 hours ago

E ëma po lufton me sëmundjen e rëndë, Beatrix Ramosaj ndan sfidën e jetës me ndjekësit: Ti do ia dalësh ma (FOTO)

Përmes një reagimi të ndjerë në rrjetet sociale, këngëtarja Beatrix Ramosaj, ka ndarë publikisht një nga sfidat më të vështira…

2 hours ago