Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri kishte lajmëruar projektin e saj të radhës me anë të disa postimeve në ‘Instagram’.
E veshur me fustanin në ngjyrë të bardhë, Dafina mori vëmendjen e të gjithë ndjekësve të cilët e kanë pritur me padurim këngën e saj.
Vetëm pak minuta më parë, Zeqiri ndau në ‘Youtube’ premierën e ‘Million Dollars’, e cila i surprizoi të gjithë.
None found
“Dora dora, po mi numëron dora million dollar”, ishte teksti me të cilin Dafina kishte nisur këtë projekt mes defave që binin dhe veshjeve tradicionale shqiptare. Duke miksuar modernen me tradicionalen, Zeqiri ka sjellë disa pamje mjaft të veçanta nga xhirimet të cilat të japin idenë e një projekti ndërkombëtar.
Shfaqur njëherë bionde e njëherë me flokë në ngjyrë kafe, e veshur ekstravagante dhe njëherazi me fustanet që tregojnë trashëgiminë kulturore të vendit tonë, Dafina ka sjellë një projekt i cili me siguri do të komentohet gjatë.
Melodia dhe muzika e krijuar nga vetë Zeqiri janë një tjetër tregues se këngëtarja e ka pasur të qartë mesazhin që ka dashur të përcjellë me anë të kësaj kënge.
Nga lavatriçet që “prodhojnë” para e deri tek fusha e gjelbërt me kamionin e mbushur me pllaka ari, Dafina ka pasqyruar në këtë projekt suksesin e arritur prej shumë vitesh tashmë në estradën shqiptare.
Edhe komentet e ndjekësve në ‘live stream’ kanë pohuar gjithashtu se edhe kësaj here Dafina Zeqiri ka vendosur një tjetër standart në muzikën moderne shqiptare.
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës do të punësojë edhe 23 specializantë privatë në 12 specialitete mjekësore, duke e çuar në…
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…