Rudina Dembacaj ka ndarë në Instagram lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babit të saj.
I ati i aktores është ndar nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë siç ajo ka bërë edhe më parë me dije.
”I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj’, shkruan Dembacaj, e cila vetëm disa ditë më parë festoi ditëlindjen e 33-të, ku shprehej se atë ditë të shënuar do ta kalonte pikërisht në dyert e spitalit.
Rudina ka treguar ditë pas dite që ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me babain e saj, ndërsa së fundi i dedikoi atij dhe një tatuazh në shpatull.
“Tatto dedikuar ty babi, të dua shumë”, ka shkruar Dembacaj krah postimit të saj, si një gjest dashurie për të atin, i cili që nga sot nuk jeton më.
Rudina ka treguar se familja e saj, ka qenë një mbështetëse e madhe në të gjitha vendimet që ka marrë në jetë, ndërsa motra e saj ka qenë dhe shembulli më i mirë që ajo ka ndjekur.
Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte,…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Një 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e…
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se opozita…
Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV debatoi me analistin…
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë shprehur ngushtimet për ndarjen nga jeta…
Agjensia britanike e lajmeve, Reuters, ka reaguar ndaj protestës kombëtare të opozitës. Në artikull shkruhet se, protestuesit në Tiranë hodhën…