Categories: Uncategorized

Më në fund e gjeti, Iva Tiço nuk është më beqare (VIDEO)

Gazetarja Iva Tiço ka rrëfyer për herë të parë se nuk është më ‘single’. Ndërsa ishte e ftuar në emisionin Wake Up, ka thënë se e ka gjetur dashurinë e jetës. Iva, e etiketuar si “gazetarja single” foli për dashurinë dhe burrin, i cili i ka rrëmbyer zemrën. Ajo u shpreh se jo më kot ka pritur deri tani, pasi donte që të vinte i duhuri dhe dashuria e tyre të niste nga fluturat në stomak, të cilat mund të përfundojnë me një unazë diamanti në gisht.

“Mua edhe familja ime më ka luftuar, më thonë se ti Iva e do shumë veten. E kam nënvizuar në libër të qenit single, më kanë thënë që s’është vetëm për to, por në këtë rast ishte për një përkim që libri erdhi në një kohë që unë nuk isha më single të them të drejtën. Kështu që, e dija kur e botova, mendoj njësoj ndaj edhe fundi i filmit më pëlqeu që martesa,por libri ishte arritje”, u shpreh Iva Tiço.

Të lidhura

None found

A e ka gjetur Iva dashurinë? Si erdhi në këtë fazë të jetës?

Iva Tiço: Po, e prisja, më gjeti shumë të përgatitur, ajo që dija ishte që mos u dorëzo, mos u sistemo, por prit fluturat në stomak, ose prit të duhurit. Fluturat në stomak ekzistojnë që çke me të, unë atë po prisja ndaj nuk u sistemova gjithë këto vite, për të gjetur të duhurin, është sigurisht një copë ëndërr, ndaj skam pasur asnjëherë frikën e mamave që po më ikën mosha, se kam pasur gjithnjë diçka të qartë në mendjen time se do takoja njeriun e duhur dhe kur ai vjen ti nuk duhet të bësh asgjë.

Nga e kemi dhëndrin? A ka përplasje kulturash?

Iva Tiço: Dhëndrin e kemi nga Gjermania. Nuk ndihet përplasje kulturash sepse është ajo që kur vjen i duhuri ty nuk të prish asnjë punë, e vetmja gjë që më ka prishur, problem që më ka shkaktuar është se më ka bërë rrëmujë në shtëpi se është projektuar për një njeri dhe ska vend për shumë rroba. Mua nuk më ka ndryshuar asgjë nga jeta e librit.

Do ketë një libër tjetër për veten, por me një status tjetër?

Iva Tiço: Shpresoj shumë që të ketë një libër tjetër. Në këtë rast kam arritur një ëndërr të madhe, të kem një libër me emrin tim.

të fundit

Dita Botërore e Fëmijëve/ Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës: Mos na harroni

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, qindra fëmijë palestinezë të zhvendosur u mblodhën në Shkollën Turke në qytetin e Gazës, duke…

6 minutes ago

Shiroka Pula welcomes Swedish ambassador, with Kosovo’s European integration in focus

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson. Sipas njoftimit për media…

9 minutes ago

The shocking past of the suspect in the Suhareka murder: 19 years in prison in Switzerland for killing his wife

Në vitin 2013, Rrahman H. u dënua në Zvicër me 19 vjet burgim për vrasjen e bashkëshortes së tij. Sipas…

9 minutes ago

Ndreca: Veliaj without sleep, has not taken sedatives, we have turned to GJKKO to intervene for the operation

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësime për gjendjen shëndetësore të klientit të tij, duke…

9 minutes ago

Touching moment/ not allowed to meet his brother, Daut Krasniqi sees Jakup with tears in his eyes from the balcony of his house (video)

Kjo e premte, 20 nëntor 2026, është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment prekës…

10 minutes ago

In September, average net salary reached 49,141 denars

Paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në muajin shtator të këtij viti ka arritur në 49.141…

10 minutes ago