Në ditëlindjen e saj të 35-të, autorja dhe moderatorja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo u surprizua pak momente pas nisjes së transmetimit.
Urimet e më të dashurve të saj, nisur nga motra, prindërit e rrethi i ngushtë shoqëror e përlotën moderatoren, që në nisje të programit.
None found
“Si sot, në muajin prill, 35 vjet më parë ne u shtuam me një lule dhe asaj lule ia vumë emrin Bieta. Kjo lule u rrit dalëngadalë dhe ja ku është sot. Rruga që ka ndjekur në jetë ka qenë e bukur, por edhe me vështirësi e përpjekje që Bieta i ka përballuar me sukses. Babi nga zemra të uron shëndet dhe në jetë qofsh gjithmonë e gëzuar”, ishte ky urimi i të atit, që e përloti Bietën duke mos i mbajtur dot lotët.
Pjesë e surprizës së ditëlindjes së Bieta Sulos ishte edhe bashkëshorti i saj, Alban Dudushi bashkë me djalin e vogël, Kroi.
Teksa Kroi e puthi nga ekrani, Albani kujtoi se që prej momentit të njohjes së tyre kanë kaluar plot 15 ditëlindje të saj.
“Gjërat e dashurisë do të t’i them në shtëpi, por këtu po ta lexoj këtë poezi”, tha Albani, teksa më pas interpretoi një pjesë nga “Në parkun që mbuluan fletët” të Ismail Kadaresë.
Në përfundim të gjithë surprizave Sulo falenderoi të gjithë të dashurit e saj duke mos e fshehur faktin se ishte emocionuar më shumë seç ia merrte mendja.
Një 76-vjeçar nga Shkupi, me iniciale K.P., ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij nga…
Kategoria e DyteDitën e sotme prej orës 13:30, janë luajtur 5 ndeshje të Kategorisë së Dytë, Grupi A, java e…
Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…
Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…
Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…
Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…