I rikthehemi historisë së Brad Pitt dhe Nicole Poturalski-it! Dyshja kanë më shumë se 9 muaj me njëri tjetrin dhe deri pak ditë më parë askush s’kishte kuptuar asgjë! U desh që çifti të qëndronte në vendin ku dikur Brad dhe Angelina u martuan, për ta marrë vesh e gjithë bota.
Madje, Nicole nuk është një histori flirti për aktorin, pasi burime për Us Weekly bëjnë me dije se çifti janë kokë e këmbë të dashuruar pas njëri tjetrit!
Modelja thuhet se është ndryshe nga çfarë Brad ka takuar gjer tani. Ajo s’ka ndërmend t’i tregojë botës sa e dashuruar është me Pitt dhe asgjë tjetër.
Dyshja janë parë në shoqërinë e njëri tjetrit gjatë gjithë kohës së fundmi, në Los Angeles. Brad është ende në proces divorci me Angelina-n, e ndërsa Nicole është nënë e një djali dhe paralelisht po jeton një martesë të hapur me biznesmenin Roland Mary.
Pavarësisht vështirësive, asgjë s’i ndalon të jenë bashkë!
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…