Është shuar përgjitunjë aktoridhe komediani i njohur Fred Willard. Lajmi është konfirmuar nga vajza e tij e cila shkruan:
“Babai im vdiq në paqe natën e kaluar në moshën fantastike 86 vjeç. Ai ishte në lëvizje, punonte dhe na ka bërë të lumtur deri në fund. E kemi dashur kaq shumë. Do na mungojë gjithmonë shumë”.
Aktori dhe komediani ka luajtur në shumë role mes të cilëve atë të John Forester në filmin e famshëm “Beautifil” dhe kishte marrë pjesë gjithashtu edhe në “Modern Family”, ku luante rolin e Frank, babai i protagonistit Phil Dunphy.
Në filmin “Beautiful” Fred ka interpretuar vëllain e Eric Forester dhe babain e Ivy për një vit, nga 2014 në 2015 dhe menjëherë pas kësaj e la serialin.
Në të shkuarën nga 2003 në 2005, për rolin e tij në “Të gjithë e duan Raymond” ai mori plot tre herë kandidaturën për çmimin Emmy, si aktori më i mirë në një serial komedie, në 2010 ai ishte sërish kandidat falë rolit të tij në “Modern Family”.
Nga kinemaja në televizion gjatë karrierës së tij ai ka marrë pjesë në më shumë se 300 role.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…
Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…
Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…
I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…
Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…