Categories: Uncategorized

Klodiana Shala zbulon “kushtin”, pse nuk bëhet dot deputete e PD-së

Pak ditë më parë u përfol në media se sportistja e njohur, Klodiana Shala, do të kandidojë për deputete.

E lidhur me këto spekulime, Shala ka thënë për emisionin ‘Ditë e Re’ se është e vërtetë që është propozuar nga baza e PD në të gjitha qytetet.

Klodiana u shpreh se realiteti është ndryshe për t’u bërë deputete. Sipas saj, duhet të kesh vila te Gjiri i Lalzit apo në Dhërmi. E revoltuar me klasën politike shqiptare, Klodiana Shala foli pa ‘doreza’ teksa shtoi se ka shumë pak deputetë që e meritojnë.

”Unë dihet që kam vite që jam marrë me politikë, kam bërë 5 fushata. Pjesa më kryesore është që unë e bëj me pasion, vij nga një familje e persekutuar.

Madje, disa më thonë pse nuk shkon te PS-ja për ta dredhur e për të fituar lekë. Edhe sikur të dua të shkoj te PS, më çohen ata nga varri, që kanë vdekur e kanë burgje. Nuk kam për të ndryshuar unë.

Kam qenë dhe jam me PD, nuk e kam bërë për të përfituar nga PD. 5 fushata që i kam bërë, i kam bërë me pasion. Para pak kohësh janë bërë propozime nëpër Shqipëri për kandidatët për deputetë. Unë jam propozuar në të gjitha qytetet, pasi dihet se jam e dashur me popullin, besoj me aq sa më kanë thënë.
Unë njihem si sportistet ndoshta më të dashura të ekranit. Më thonë a do të bëhesh deputete? Kur ma thanë në fillim, thashë nuk kam vjedhur deri tani, nuk kam çfarë fsheh. Se duhet të kesh vjedhur disa gjëra. Nëse duam të themi realitetin, e dimë shumë mirë.

Ku do e shohim korrupsionin? Shikoni vilat te Gjiri i Lalzit apo në Dhërmi, deputetët i kanë vilat. Ka shumë pak deputetë që e meritojnë, dhe shpresoj se këtë rradhë të jenë deputetët që e meritojnë.”

E pyetur nëse do kandidonte apo jo, Shala tha se nuk e kishte me qejf diçka të tillë. Ajo foli edhe për rrethin shoqëror nga politika, të cilët i etiketoi si njerëz fallco. E sipas saj, ajo nuk do të donte të mbante në rrethin e ngushtë të miqësisë njerëz të tillë.

”Kam shumë miqësi në politikë dhe shumica e tyre janë fallco. Shikon shumicën që dalin në televizor sikur vuajnë shumë për hallet e popullit, por mbrapa kur ulesh për drekë për darkë me to, më habisnin.

Prandaj kam filluar të qëndroj larg këtyre miqësive. Me fallcot nuk mbaj më shoqëri. Shpresoj që të vlerësohen njerëzit e duhur dhe që e meritojnë. Nuk e di nëse do kandidioj, por nuk e kam me qejf, sepse nuk kemi arritur në atë lloj niveli si Suedia që gjithsecili e do punën e vet. Në Itali çohet populli çdo 6 muaj kundra qeverisë së tyre, që të mos mësohen këta politikanë 8 deri në 12 vite në pushtet. Unë me origjinë jam kosovare, por kam lindur në Tiranë, ndoshta këtu do kandidoja. Jam komshie me Lulzim Bashën”.

të fundit

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

3 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

20 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

27 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

54 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

1 hour ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

1 hour ago