Bebe Rexha, nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se ka humbur një të njohurin e saj.
Shkak për vdekjen e tij është bërë Koronavirusi, ndaj këngëtarja ka një mesazh për të gjithë.
Ajo thotë se miku i saj ishte 45 vjeç dhe u bën thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi.
“Kjo nuk është një shaka. Një mik i një miku sapo vdiq nga Koronavirusi në moshën 45-vjeçare. Qëndroni të sigurt në shtëpi dhe bëni detyrën tuaj. Ju lutem,” ka shkruar Bebe.
Më pas Bebe Rexha ka shtuar edhe disa fjalë për presidentin Donald Trump, ku thotë se ai duhet të heqë dorë nga disa taksa, në mënyrë që të ruajë sigurinë në vend.
“Qeveria amerikane duhet të ndalojë pagesat për qiratë, pagesat e hipotekave dhe pagesat e shërbimeve, të paktën derisa Koronavirusi të jetë nën kontroll. Miliona amerikanë janë të shqetësuar për mbajtjen e punëve të tyre dhe shtëpitë e tyre në vend që të qëndrojnë të sigurt”, ka shtuar ajo.
Mbrëmjen e djeshme, një djalë 16-vjeçar me origjinë shqiptare, u qëllua me thikë në gjoks në Vicenza, në një zonë…
Forbes ka publikuar listën e saj vjetore të grave më të pasura në vend që kanë krijuar vetë pasuri, me…
Nga; Ola Xama 12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me radhë në qendër të…
Plakja e popullsisë, është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe…
Mbrëmjen e djeshme, dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht. Ata akuzohen për prishje…
Ditën e nesërme, Erion Veliaj do të rikthehet të hënë në gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku ka kërkuar edhe…