Categories: Uncategorized

Këta miliarderë do i lënë fëmijët pa asnjë qindarkë nga pasuria e tyre

Fëmijët e njerëzve të famshëm, më shumë se për vetë famën i xhelozojmë për pasurinë dhe mirëqenien që trashëgojnë.

Por jo gjithmonë ndodh kështu. Të paktën ky nuk është rasti i fëmijëve të Sting apo Bill Gates.

Të lidhura

None found

Më poshtë keni listën e disa njerëzve të pasur, që kanë preferuar ta japin pasurinë e tyre për bamirësi.

Barron Hilton, pronar i hoteleve Hilton vendosi të jepte 97% të pasurisë për fondacionin bamirës Conrad Hilton. Ky vendim erdhi pas sjelljes së Paris- it, e cila vazhdimisht fotografohej e pirë dhe përfshihej në skandale. Pasi Paris u shfaq e pirë duke i dhënë makinës, Barron mori vendimin përfundimtar pa kthim mbrapasht. Pavarësisht se Paris ia ka dalë të bëjë para vetë duhet të dini se i kanë rrëshqitur nga duart plot 47 miliardë dollarë percjell anabel.

Bill Gates ndoqi shembullin e Warren Buffett dhe së bashku themeluan “The Giving Pledge”, një marrëveshje midis milionerëve dhe miliarderëve. Anëtarët e saj kanë deklaruar se e gjithë pasuria e tyre do të shkojë për bamirësi. Sipas themeluesit të Microsoft- it, fëmijët duhet ta kuptojnë sa e rëndësishme është puna dhe t’ia dalin vetë në jetë.

Elton John dhe David Furnish kanë vendosur të mos ua kalojnë pasurinë fëmijëve. Ata do të japin 53 miliardë dollarë për bamirësi, me argumentin se fëmijët duhet t’ia dinë vlerën punës dhe një dollari të vetëm. “Nuk duhet t’i edukosh fëmijët dhe t’i rrisësh me lugë floriri, kjo gjë i shkatërron.” është shprehur artisti.

Edhe Mark Zuckerberg me bashkëshorten e tij i janë bashkuar marrëveshjes “The Giving Pledge”. 99% e pasurisë do të shkojë për bamirësi dhe vetëm 1% do të trashëgohet.

Listës i bashkohen Ashton Kutcher dhe Mila Kunis. Ata do t’i ndihmojnë fëmijët nëse kanë nevojë për një kapital fillestar, por kurrsesi nuk do t’jua kalojnë të gjithë pasurinë.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

6 hours ago