Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli ka treguar publikisht historinë e saj të dashurisë me bashkëshortin.
Gjithçka ka nisur në periudhën e gjimnazit.
“Unë isha atëherë nxënëse në vit të dytë të shkollës së mesme dhe kishim koncert në Podujevë. Ai atë kohë ishte futbollist në Ballkan. Me një shok të gjeneratës tonë ai luante futboll për të rinjtë.
Ne e pritshim autobusin për në Mushtisht dhe gjithmonë e pritshim nga Suhareka. Ai endej lart e poshtë para nesh.
E ky shoku ynë na njoftoi më pas. Luli e mësoi orarin tim të autobusit dhe më priste”, tregoi ajo në emisionin ‘NIN’.
Por e papritura ndodhi kur babai i mësoi të vërtetën nga një fotografi.
“Ne mbanim lidhjen të fshehur dhe e bëmë një fotografi bashkë dhe babai ma zuri fotografinë. Më bërtiti. Unë u bëra dhe, sepse më erdhi shumë keq nga babai që më tha ashtu.
Më pas më pyeti se kush është ai djalë me të cilin jam në lidhje. Kam gjetur shumë mbështetje dhe ngrohtësi te familja e Lulit, sepse familjen time e kisha larg”, tregoi Shyhretja.
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…
Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…