Modelja Kejvina Kthella është duke publikuar në ‘instastory’ të gjitha mesazhet që i vijnë në profilin e saj të Instagramit ku shihet se disa prej tyre janë shantazhuese.
Në fotot e publikuara lexohen lehtësisht të gjitha mesazhet që shkruhen nga meshkujt të ndryshëm ku i ofrojne me mijera euro për një natë.
None found
“Sa lek pate natën nëse sgaboja 5000 apo..” shkruan një person të cilin më pas Kejvina ia tregon dhe profilin e Instagramit.
“Qa bane, 10000 euro per 1 nat a prano” shkruan një tjetër person. Modelja nuk e ka lënë me kaq por i drejtohet personit që shkroi duke i thënë: “Të jap 20, më jep mamin e motrën tënde o gomar”.
Madje, modelja tregon se persona të ndryshëm përdorin identitetin e saj duke sajuar biseda që s’janë të vërteta.
Kejvina shprehet se për sa kohë të jetë gjallë, s’do të lejojë askënd të shkelë mbi dinjitetin e saj, teksa shkruan e revoltuar:
“Fakti që je një mizë dhe mizat dihet çfarë hanë dhe ku rrinë, nuk do të thotë që unë të të lejoj ty të përdorësh emrin tim për disa followesa ose klikime lajmesh, Ekziston një program që quhet “Prankgram”, që mund të huazojë identitetin për pak çaste me qëllime keqdashëse, por të papërfillshme nga një njeri që ka 2 pare mend për të kuptuar që ato mesazhe dhe fotot janë më fake se personi që qëndron mbrapa tyre. Nqs ndonjë njeri zotëron mesazhe ose fakte diskriminuese kundrejt meje, ju ftoj të gjeni një punë më të mirë për të bërë sepse Kejvina Kthella nuk bën pazare as shitje as blerje. Çdo gjë që kam arritur, e kam arritur me zotësinë time dhe kush më njeh e di këtë gjë. Doja ta sqaroja sepse shoh që abuzohet së tepërmi me femrat shqiptare dhe i kategorizojnë ato si sende që mund të blihen dhe shiten. Unë për sa kohë të jem gjallë, s’do t’i lejoj dhe s’kam për t’i lejuar këto vemje të ngrejnë krye mbi dinjitetin tim.”-shkruan Kejvina.
“Arsyeja pse mora mundimin me ju kthy përgjigje është për respektin dhe dashurinë që kam ndaj njerëzve që më rrethojnë. Mendoj se ju detyrohem t’ju them të vërtetën fatkeqe që njerëzit nuk janë aspak dashamirës në Shqipëri dhe bëjnë çdo gjë që të ulin imazhin e një vajze të re që mundohet me mish e me shpirt të eci përpara në jetë, pavarësisht gabimeve që mund të bëjmë gjatë rrugëtimit jetësor.
Gabimet janë njerëzore, jo-njerëzore janë kërcënimet, urrejtja dhe shpifja e vazhdueshme që i bëhet femrave shqiptare.
Doja shumë t’jua ktheja në të njëjtën monedhë, por drejtësia më e madhe është fatkeqësia që juve jeni këto që jeni dhe unë jam kjo që jam. Krenare dhe e pamposhtur ndaj çdo lloj njeriu që përpiqet t’më cënojë. Hera e fundit që merrem me ju!”- përfundon modelja.
SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish.…
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policisë. Ndërsa autobotet të tjerë ujëhedhës, po vendosën pranë protestuesve për t’i larguar.…
Ish-ushtaraku Hafir Hoxha i ka bërë thirrje Ramush Haradinajt dhe ekspertëve të sigurisë së AAK-së që të vënë në dispozicion…
Klisman Cake gjeti golin e parë sezonal në ndeshjen që Akhmat Grozny fitoi 1-0 përballë Rodinas, e vlefshme për javën…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor…
Që nga fillimi i këtij shekulli, Manchester United ka bërë disa transferime të diskutueshme, por largimi i Sir Alex Fergusonit…