Kate Middleton dhe Meghan Markle patën gjithmonë një marrëdhënie shumë të komentuar mes njëra-tjetrës. Kate, me elegancën dhe klasin e saj; Meghan, si gjithmonë, duke tentuar të dalë jashtë ‘kornizave’ mbretërore.
Middleton prej kohësh është në qendër të vëmendjes në artikujt e modës, pasi përzgjedhja e saj lidhur me paraqitjen në tërësi e ka klasifikuar shpesh si ndër të veshurat më mirë, në evente apo organizime të ndryshme. Sapo Markle u bë pjesë e familjes mbretërore, të njejtat komente nisën edhe për të. Por, si dukeshin vajzat para se t’u bënin princesha?
Nga fotot e mëhershme, Kate duket se ka preferuar më shumë veshjet e rehatshme e sportive. Xhinse, çizme të sheshta, xhaketa, bluza pambuku – me pak fjalë, gjithçka të kundërt me paraqitjen e viteve të fundit.
Ndryshe duket Meghan, për të cilën puna në televizion dhe industrinë e filmit ka bërë që fotot e mëparshme të saj t’i qendrojnë elegancës: fustane e funde, kombinuar me taka, ashtu sikurse një pamje gjithmonë e kuruar, siç i ka hije një aktoreje.
Epo, këto foto mjaftojnë për të treguar se diferenca mes vajzave ka qenë e hershme.
Rusia i bëri thirrje Polonisë që të rihapë kufirin e saj me Bjellorusinë – aleaten e ngushtë të Moskës –…
Kryeministri Edi Rama, shpalosi një "ministre" të re në qeveri, e cila nuk ka prani fizike, pasi do të jetë…
Ilir Alimehmeti ka folur rreth përbërjes së kabinetit të ri qeveritar që u prezantuar mesditën e së mërkurës nga kryeministri…
Shpallja e emrave që do të formojnë kabinetin qeveritar të mandatit të katërt të Partisë Socialiste, kanë sjellë reagime si…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…
Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…