Categories: Uncategorized

Karantina nuk po shkon vaj, Marina zbulon publikisht “sherret” me Getoarin (VIDEO)

Ashtu si çdo çift, edhe Marina me Getin kanë patur debate gjatë kësaj periudhe karantine. Kështu tregoi moderatorja bukuroshe në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”. Marina u shpreh se ajo vetë nuk e ka patur problem karantinën pasi nuk është natyrë sociale, ndërsa për Getin ka qenë e vështirë.

“Unë dhe Geti jetojmë në Tiranë prej disa vitesh. Të them të drejtën unë si natyrë nuk jam shumë sociale, pra nuk jam pjesë e argëtimeve. Unë jam punë-shtëpi, duke hequr pjesën e udhëtimeve me Getin. Kështu që nuk ka patur fort ndryshim për mua pasi u vendos karantina. Për Getin ka qenë më e vështirë se ishte mësuar me koncerte çdo fundjavë dhe punën e ka kryesisht në Kosovë. Në këtë periudhë kemi patur edhe debate, por edhe dashurinë më të madhe, si çdo çift shqiptar”, tregoi Marina.

Moderatorja u shpreh se në fillim kjo periudhë pandemie bëri të kishte ankth e sidomos për familjarët e saj. Ndërsa tani falë këshillave të mjekëve është qetësuar.

“Kam patur frikë nga koronavirusi për shkak të familjarëve. Për momentin jam më e lehtësuar, por kur e mendoj që është një armik i padukshëm më futet ankthi dhe frika. Në fillim edhe kur merrja ajër, thoja u infektova. Kam dezinfektuar çdo gjë në shtëpi dhe makinën. U qetësova nga mjekët që thonë mjafton të vendosni maska, doreza dhe të mbani higjenën personale. Në punë punojmë me masat më të forta të sigurisë”, u shpreh Marina.

Marina tregoi se në karantinë është marrë me punët e shtëpisë, ka lexuar dhe ka kryer aktivitet fizik ndërsa Geti ka gatuar. “Gjatë kësaj kohe jam marrë me punët e shtëpisë, kam lexuar, kam shtuar aktivitetin fizik se nuk jam fare natyrë sportive. Geti gatuan, unë jam asistentja, laj-shpëlaj”.

Në fund Marina u shpreh se e ka marrë shumë malli për të ëmën dhe gjëja e parë që do bëjë pasi të largohet virusi është të takojë atë. “Gjëja e parë që do bëjë sapo të largohet ky virus, do shkoj të takoj mamin, do ta puth fort se kam 2 muaj që thjesht i çoj ushqimet dhe nuk e takoj”, u shpreh Marina.

të fundit

Vrau dy persona në Shkodër dhe plagosi dy të tjerë, izolohet në paraburgimin 302 në Tiranë Ragip Gila

Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…

5 minutes ago

Dardan Cena shpallet kampion i Ballkanit në xhudo

Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…

40 minutes ago

Deputeti i PD reagon për aksionin e IKMT në Valbonë: U ndërtuan me mund e djersë

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…

59 minutes ago

Sirena alarmi në Poloni për shkak të kërcënimit me dron, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër

Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…

1 hour ago

VIDEO/ Shpërthim i fortë në një lokal në Madrid, 21 të plago*ur, 3 në gjendje kritike

Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…

2 hours ago

“Shuplaka” e fortë nga SHBA për Kosovën, zyrtari amerikan: Frustrimi i grumbulluar me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar…

2 hours ago