Categories: Uncategorized

Kanye i kërkoi falje, por Kim Kardashian e ka vendosur: Kërkon divorcin

Duket se telenovela me Kim Kardashian dhe Kanye West do vijojë të ketë shumë seri. Takimi i tyre më herët këtë javë në Cody, ku Kim u pa tek qante në makinë, bëri xhiron e rrjetit e vijon ende të ngjallë polemika, teksa fillimisht u bë me dije se Kim i ka kërkuar të shoqit që të trajtohet për bipolaritetin.

Po ashtu, ditën e djeshme mediat prestigjioze ndërkombëtare shkruanin se Kim po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe se në fakt ata kanë filluar të jetojnë të ndarë para se çështja të bëhej publike. Po ashtu, thuhej se ajo fluturontre drejt tij vetëm kur shoqëronte fëmijët për të takuar reperin.

Të lidhura

None found

Së fundmi, pas raportimeve se Kim, 39 vjeç, dhe Kanye, 43 vjeç, kanë jetuar veç e veç për një vit, tani është pohuar se ajo mbetet e pavendosur për të vijuar martesën e tyre, pasi ndjen se ka provuar gjithçka për të shpëtuar këto 6 vite kurorëzim. Një burim i tha People tha se: “Ajo nuk po merr atë që i nevojitet nga Kanye. Ajo arriti deri në atë pikë sa fluturoi në Cody për t’i thënë se martesa e tyre kishte mbaruar dhe për t’i thënë lamtumirë.”

Sipas këtyre burimeve Kim nuk ka ndërmend ta falë Kanye-n pasi ai nuk ka përmirësuar asgjë nga ato që i kanë kërkuar. “Kim është shumë e shkatërruar”, shtoi burimi. “Gjëja e fundit që ajo dëshiron është të ndahet me katër fëmijë. Ajo e di që do të jetë mirë nga ana financiare, por shqetësimet e saj janë fëmijët dhe partneri. Ajo po shkon drejt një divorci”.

Kim thuhet gjithashtu se e ka nxitur Kanye të hiqte dorë nga përpjekja e tij për president. Javën e kaluar, Kim reagoi për herë të parë në Instagram pas deklaratave të Kanye, duke pranuar se ajo ishte e pafuqishme ndaj problemeve të tij psikologjike, duke e quajtur burrin e saj brilant, të shkëlqyeshëm, por të ndërlikuar.

Ylli i KUWTK tha se ‘fjalët e tij ndonjëherë nuk përputhen me qëllimet e tij’ teksa Kanye pretendoi se ai ishte ‘duke u përpjekur të shkurorëzohej’ nga Kim pasi ajo u takua me reperin e tij Meek Mill në një hotel. Ai po ashtu ka folur për abortin që kanë menduar për North dhe një sërë çështjesh delikate.

Pas gjithë kësaj që ndodhi, burime pranë dyshes treguan se reperi as nuk dëshironte ta takonte bashkëshorten e tij, por duket se ujërat janë qetësuar. Në postimin e fundit në Twitter, ai i ka kërkuar falje publike Kim-it dhe e pranoi se e ka lënduar, ndërsa tani e ka kuptuar gabimin.

të fundit

Xhixha pas supergolit në derbi: Nuk është fshehtësi – vendosëm 2-0’në, por u tërhoqëm; e rregullojmë gjatë javës

Redon XhixhaTirana mposhti Partizanin në derbin e parë të kryeqytetit, për llogari të javës së 6-të të “Abissnet Superiores” [...]Read…

1 minute ago

Berisha për kursin e këmbimit: Leku është bërë “narkos”, Shqipëria është shndërruar në lavatriçe të parave të drogës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat komentoi rënien e euros. Berisha u shpreh se leku është…

2 minutes ago

Vetëm pak ditë pas miratimit, ligji për Specialen ndez debat mes partive dhe BE-së

Partitë parlamentare në Kosovë kanë reaguar pas deklaratës së komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila kritikoi…

15 minutes ago

MPB: 102 drejtues automjetesh u ndëshkuan për shpejtësi të lartë në Shkup

Gjatë një aksioni kontrollues të realizuar dje në territorin e Qytetit të Shkupit, policia ka shqiptuar 102 sanksione ndaj shoferëve…

17 minutes ago

TV Dukagjini ndërpret bashkëpunimin me Liridon Lecin pas përplasjes me Edonisa Aliun

Televizioni Dukagjini ia ka shkëputur kontratën analistit, njëkohësisht trajner te Vëllaznimi, Liridon Lecit pas debatit që kishte me ish-futbollisten Edonisa…

18 minutes ago

2026 Nobel Prize in Economics awarded to Robert E. Hall and Michael Woodford for models that strengthen economic stability

Dy profesorët amerikanë, Robert E. Hall dhe Michael Woodford, janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi për vitin 2026,…

18 minutes ago