Categories: Uncategorized

Kantautori shqiptar i shqetësuar për familjen në Itali: Nuk kanë ku të mbushin telefonat (VIDEO)

Kantautori i njohur Gjergj Leka ka rrëfyer merakun e madh që ka për fëmijët e tij të cilët ndodhen në Itali.

Në një lidhje me Skype në programin “Historia ime”, Leka tha se koronavirusi e ka ndarë nga fëmijët dhe se ai po e përballon këtë situatë me bashkëshorten.

Leka tregoi sesi fëmijët e tij dalin një herë në 3-4 ditë nga shtëpia për ndonjë Pazar apo për të mbushur telefonin.

Pjesë nga biseda:

Mirela Milori: Si po i kalon këto ditë?

Gjergj Leka: Si të gjithë shqiptarët, unë ndoshta dhe më me fat sepse kam dhe studio në shtëpi, që bëj dhe programin, se e kam kaluar në shtëpi dhe kam me çfarë ta mbush kohën. Por merakun më të madhe e kam në Itali, ku kam familjen, se u ndamë.

Mirela Milori: Është vajza?

Gjergj Leka: Kam gjithë familjen atje, unë jam vetëm në Shqipëri edhe nusja, dy vetë jemi. Të gjithë i kam atje dhe ju e dini situata atje është shumë e rëndë.

Mirela Milori: Flet me ta përditë besoj?

Gjergj Leka: Flas çdo ditë me telefon, por dhe atë me problem sepse nuk kanë ku të mbushin dhe telefonat aty. Është dhe një problem tjetër, edhe telefonat i mbushim me leje, kanë filluar të dalin njëherë në 3-4 ditë, edhe për gjërat shumë të nevojshme. Janë kujtuar vonë ti marrin këto masa, fatkeqësisht.

të fundit

Zjarri në Krastë të Elbasanit, reagon Ministria e Mbrojtjes: Flakët janë vendosur nën kontroll

Mali i Krastës u përfshi ditën e sotme nga një zjarr i përmasave të mëdha. Mbi situatën në fjalë ka…

2 minutes ago

Hetimi për sigurimet, si Banka Credins dhe SICRED ranë në “kurthin” që ngritën për bankat e tjera

Një hetim që nisi si një ankesë për abuzim në tregun e sigurimeve është shndërruar tashmë në një skemë që…

7 minutes ago

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përshkallëzuar tensionet në Lindjen e Mesme duke akuzuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, si “kërcënimin…

21 minutes ago

Klubi i Serie A e ka prioritet transferimin e Milot Rashicës – detaje nga oferta e arritur te Besiktasi

Milot Rashica mund të kalojë në Serie A, ku sipas raportimeve nga mediat turke, skuadra italiane Genoa ka bërë një…

59 minutes ago

FOTO/ Bes Kallaku bënë veprimin e papritur ndaj Xhensilës

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj pas një martese disa vjeçare vendosen t’i ndajnë rrugët me njëri tjetrin. Dikur, aktori kishte…

1 hour ago

Kandidati për deputet i PD-së kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike-ASHM në zgjedhet e 11 majit, Xhemal Gjunkshi kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet…

2 hours ago