Muajin e kaluar këngëtarja shumë e dashur për publikun, Aurela Gaçe publikoi këngën e saj më të re “Lento Lento”, që u pëlqye shumë, por nuk munguan edhe kritikat.
Një ndër to ishte gazetari Aleksandër Çipa, i cili tha se është e pakuptimtë që një artiste e madhe si Aurela Gaçe të bjerë në varfërinë e së thjeshtës pa përmbajtje. Aurela reagoi për kritikat e ftuar sot tek “Rudina”, ku u shpreh se kishte ardhur koha për një këngë me gëzim sepse ka qarë boll.
“Unë e kisha për vete nevojë shpirtërore që të vija me gëzim, të vija me ngjyra, siç e shikon dhe sot me ngjyra, është shumë e nevojshme. Domethënë edhe kur ulem në kafe me miqtë dhe kur fillojnë menjëherë bisedat them stop, nuk dua fare të dëgjoj asnjë bisedë të tillë.
Çfarë ka ndonjë bisedë që të qeshim, të argëtohemi, të flasim për gjëra të bukura sepse seriozisht kjo është një ngarkesë emocionale për të gjithë. Unë kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë të qeshja, të kërceja, të sillja dritë”, u shpreh Aurela.
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…
Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…
Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…