Bebe Rexha ka folur shpesh për përmasat e saj trupore dhe gjithmonë mundohet të ndërgjegjësojë vajzat dhe gratë se duhet ta duan trupin e tyre dhe se janë të bukura pvarësisht përmasave.
Ditën e djeshme ajo ka përdorur Instagramin për të shprehur një shqetësim të madh, që lidhet pikërisht me përmasat e saj trupore.
Këngëtarja shqiptare nuk ka mundur ende të gjejë veshjen e saj për natën e ndarjeve të çmimeve Grammy, për shkak se stilistët e njohur nuk pranojnë ta veshin, sepse iu duket e shëndoshë shkruan class.
“Më falni, por nuk mund ta mbaja më përbrenda. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime është tjetër gjë, por nuk mund të thoni që nuk mund të vishni dikë që nuk ka përmasa pasarelash. Nxitini gratë që ta duan trupin e tyre, në vend që t`i bëni të ndihen keq për shkak të përmasave . Ne jemi të bukura pavarësisht masës, small apo large! Dhe masa e madhe e të pasmeve të mia do të shkojë në Grammys”, -ka shkruar Bebe në videon që ka shpërndarë në Instagram, ku u është drejtuar stilistëve duke u thënë se nuk i do fustanet e tyre, nëse nuk duan ta veshin sepse është e shëndoshë. /albeu.com
Ish-deputeti Ervin Salianji, i ka cilësuar emrat për ministra të propozuar nga kryeministri Edi Rama, si propozime për të përjetësuar…
Modelja e njohur Oriola Marashi, është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh…
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Durrësit, ku mëngjesin e së enjtes 43-vjeçari Bardhyl Kaloshi, baba i tre fëmijëve,…
Ata që janë në kërkim të një pune në Shqipëri përbëjnë 8,5% të personave që janë në gjendje, tregues që…
Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…
Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…