Categories: Uncategorized

”Janë shumuar frikërat e mia”, Rozana Radi tregon se vuan nga sëmundja e rrallë

Këngëtarja e njohur Rozana Radi gjatë një lidhje skype për “Jo Vetëm Modë” ka deklaruar se vuan nga një sëmundje e rallë, e quajtur hipokondria.

Ajo ka sqaruar se persona të tillë mendojnë se çdo sëmundje që lexojnë e kanë në vetë trupin e tyre.

Të lidhura

None found

Rozana ka treguar se këtë sëmundje e ka përjetuar gjatë gjithë jetës.

“Hipokondria quhet, është një lloj sëmundje që e kalojnë të gjithë studentët e mjekësisë të vitit të dytë fakultet. Të cilët lexojnë shumë dhe ata mendojnë që çdo gjë që ata lexojnë, çdo sëmundje e kanë në trup.

Unë këtë e përjetoj gjatë gjithë jetës sime, vazhdoj të mbetem në vit të dytë ne fakultet dhe kjo më bën të ndihem dhe e re në moshë gjithë jetën. Quhet hipokondri dhe po jam hipokondrite”, tha këngëtarja.

Gjatë periudhës së Koronavirusit ajo tregon se frikërat e saj janë shtuar akoma më shumë.

“Janë shumuar frikërat e mia, janë bërë në katror, por megjithatë këto dy ditë që dola, me thënë të drejtën jo se nuk kam qenë e kujdesshme. Më shqetësojnë njerëzit që nuk janë të kujdesshëm, që nuk i ruajnë distancat.

Dhe mendoj nëse nuk do të isha një njeri pa simptoma, por do ta kisha kaluar si sëmundje, do mundohesha të ruaja distancat për vetë faktin, se do doja një botë të pastër, pa epidemi, një botë sociale”, u shpreh Rozana.

të fundit

Chelsea përgatit ofensivën e bujshme prej 180 milionë eurosh për dyshen e Barcelonës

Chelsea po planifikon një sulm të jashtëzakonshëm prej 180 milionë eurosh në janar nga Barcelona për Fermin Lopez dhe Jules…

4 minutes ago

Aplikimi për lejeqëndrim në Kosovë tashmë online, Sveçla: Procedura më të shpejta e më të thjeshta

Ministria e Punëve të Brendshme ka digjitalizuar edhe një shërbim tjetër administrativ, duke mundësuar që nga sot aplikimet për herë…

9 minutes ago

Mehmeti debuton me Pogradecin, 12 skuadra zbresin në fushë për Kupën e Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë Kanë nisur pjesët e para në 6 ndeshjet e ditës së sotme që përmbyllin edhe turin e…

11 minutes ago

Berisha në Kuvend akuzon Ramën: Çfarë përfaqësonin 1 mln euro të Vlora Hysenit? Denoncimi i Majkos do të zbardhet

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur sërish fjalën e tij në Kuvend, ku nuk ka kursyer kritikat dhe akuzat…

22 minutes ago

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës, ka ulur çmimet e karburanteve në vend. Një litër naftë do të shitet me 204 lekë për…

35 minutes ago

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson renditjen Evropiane të ACI EUROPE me 23.3% rritje të trafikut të pasagjerëve

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve…

47 minutes ago