Categories: Uncategorized

“Jam në zonën e kuqe”, Rike Roçi e izoluar në karantinë në Milano (VIDEO)

Rike Roçi prej disa ditësh është izoluar në shtëpi në Milano. Ajo është shprehur se ndodhet në një provincë të shpallur zonë e kuqe.

Në një telefonatë në “Procesin Sportiv”, Rikja tregoi se mund të dalin nga shtëpia vetëm në kushte emergjence dhe se çdo hyrje apo dalje nga provinca është e kontrolluar nga policia.

“Jetoj në një provincë të Milanos. Është zonë e kuqe, jemi në karantinë dhe nuk mund të dalin nga vendi për shkak të rrezikut të virusit. Mund të dalim vetëm për raste emergjence dhe çdo gjë duhet të jetë e certifikuar. Çdo komunë është kontrolluar nga policia për hyrjet dhe daljet,”- tha ajo.

Por ndërkohë në emision, Rikja u kollit gjatë kohës që flet dhe moderatori Edi Manushi i thotë: Ç’është kjo kollë. Merr termometrin

Ndërsa ajo iu përgjigj: “Jo, jo nuk jam e prekur”

“Bëjmë shaka, ku të gjen gjë ty,”- shtoi ai.

Rike Roçi tha se banorëve iu është kërkuar të mos përhapin panik dhe se deri tani të vdekur janë vetëm mosha e tretë.

“Na kanë thënë të mos përhapim panik sepse po bëhet vetëm për të shmangur përhapjen e virusit sepse spitalet këtu nuk përballojnë shumë të infektuar sidomos në terapinë intesive por na kanë thënë edhe se kush ka gjetur vdekjen janë të moshës së tretë dhe nuk ka asnjë rast që të ketë humbur jetën nga koronavirusi por kanë pasur patologji të tjera,”- tha ajo.

Më pas rrëfeu si po e kalon kohën brenda në shtëpi.

“Aktualisht lexoj, kemi Netflix, rrimë me familjarët më shumë. nuk shikojmë dot as eventet sportive.

Na kanë thënë do zgjasë deri më 3 prill pastaj shpresojmë që të mbarojë sepse nuk mund të dalim as nga provinca,”– shtoi Rike

të fundit

“Liri për çlirimtarët”/ Mbi 500 veteranë të luftës nisen drejt Holandës, protestë para Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇk-së

Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…

7 minutes ago

Prokuroria e Përgjithshme: Dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…

15 minutes ago

Një kërpudhë vr*sëse alarmon spitalet evropiane

Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…

42 minutes ago

Berisha tha se Tritan Shehu “nuk e kishte kuptuar mesazhin në whatsapp”, reagon deputeti demokrat: Votova për refleks

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…

45 minutes ago

“SPAK lëshoi urdhrin për arrestim, por e tërhoqi”/ Vëllai i Nuredin Dumanit zbulon lidhjet: Suel Çela mbrohet nga …

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…

2 hours ago

VIDEO/ Presidenti i PSG-së shfaqet në rrugët e Tiranës, miliarderi Al Khelaifi bëhet viral nga dyqani i fruta-perimeve

Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…

2 hours ago