Categories: Uncategorized

Izolimi po i hap telashe Arjola Demirit: Komshia thotë do thërras policinë

Izolimi po i hap telashe Arjola Demirit, pasi komshia e saj po i vjen 3 herë në shtëpi duke e lajmëruar se do të thërrasë policinë.

Aktorja shqiptare ka treguar në një lidhje në Skype për emisionin “Rudina”, në TV Klan se në këto ditë është vetkarantinuar në shtëpinë e saj me tre fëmijët dhe vëllain dhe po mundohet ta kalojë sa më këndshëm.

Kur themi këndshëm e kemi fjalën për lojërat me zhurmë shumë, që i shqetëson familjet e tjera në pallatin ku aktorja jeton.

Arjola Demiri: Jam me tre fëmijët e mi dhe vëllain tim të izoluar në shtëpi. Fillimisht me pak ankth se si gjithë shqiptarët besoj që kemi atë ankthin e parë, jo i kam simptomat jo si kam sepse është edhe stina e virozave.

Me këtë ankth e kemi kaluar shumë mirë, kemi qenë të gjithë të shëndetshëm edhe kemi filluar ta organizojmë ditën brenda në shtëpi, duke nisur që nga mëngjesi, pastaj na është rrotulluar dita na është bërë natë dhe nata na është bërë ditë. Po mundohemi ta kalojmë sa më këndshëm.

Rudina Magjistari: Po me tre fëmijët si po e organizon me ta?

Arjola Demiri: Duhet të pyesni komshien time që vjen 3 herë në ditë në shtëpi.

Rudina Magjistari: Edhe ti çfarë i thua?

Arjola Demiri: I them ke bërë shumë mirë që ke ardhur dhe ajo nga dera thotë do thërras policinë. Është një kërcënim në thonjza sepse në fakt edhe ngaqë njerëzit janë shumë qetësi, edhe pallati pothuajse është si pallat fantazëm, nuk dëgjohet asnjë njeri këtu. Po mundohen të shkretët të përmbahen, të dalin deri në dritare të marrin ajër, edhe në ballkon.

/tvklan/

të fundit

Beyonce thyen rekorde në Londër me gjashtë net të njëpasnjëshme, në stadiumin e Tottenham Hotspur

Beyonce ka përfunduar me sukses turneun e saj “Cowboy Carter Tour” në Londër, duke thyer disa rekorde historike në stadiumin…

9 minutes ago

Vrau Pjerin Xhuvanin, Arbër Paplekaj kërkon lirimin me kusht

Arbër Paplekaj, ish-oficer i forcave RENEA, i dënuar me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit katër ditë para…

17 minutes ago

Tragjike në Kinë! 9 të vdekur dhe 26 të plagosur nga shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës ka shkaktuar 9 viktima dhe ka lënë…

24 minutes ago

Barcelona merr një ofertë të çmendur prej 150 milionë eurosh për Raphinha nga gjiganti i Premier Ligës

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, dëshiron të rindërtojë linjën sulmuese dhe Raphinha është një opsion prioritar pasi ai tashmë…

26 minutes ago

Rinumërimi i votave/ Jola Hysa: Celibashi sot bën të habiturin për fletët që u futën në kuti tufa-tufa si zerdel

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Durrës, Jola Hysaj, shprehet se ajo që u pa sot në rinumërimin e…

44 minutes ago

“Lufta” Enca–Trejsi mbyllet me paqe? Ja çfarë po ndodh mes tyre

Duket se gjakrat janë qetësuar mes këngëtares Enca Haxhia dhe modeles Trejsi Sejdini. Pas një deklarate thumbuese nga Trejsi disa…

54 minutes ago