Categories: Uncategorized

“Isha punëtori i saj”, modeli shqiptar tregon si u dashurua me miliarderen kineze (FOTO LAJM)

Rolando Lekaj është modeli shqiptar që jeton prej 8 vitesh në Kinë. Ai është i martuar me Tereza Lekaj, sipërmarrësen e famshme në të gjithë botën. Bashkëshortja e modelit shqiptar shpesh është komentuar për pasurinë e saj në fushën e bukurisë pasi ka kompaninë më të madhe në Kinë.

Çifti ka një djalë, Royëen Lekaj, i cili në muajin Tetor mbush 3 vjeç.

Të lidhura

None found

I ftuar tek “Rudina”, Rolando ka treguar historinë e dashurisë së tyre.

“Ata që më njohin e dinë historinë, ata që nuk më njohin po ua them tani shumë shkurt. Para 6-7 vitesh, jam njohur me të në punë. Unë punoja për kompaninë e saj. E pa se çfarë bëja unë në punë edhe ne shqiptarët kur duam të arrijmë diçka, e kemi zgjuarsinë dhe nuk jemi përtacë siç janë në vende të tjera të botës. Vijmë nga një vend i varfër, duhet ta themi këtë edhe pse është një vend shumë i bukur dhe me njerëz shumë të bukur, nuk mund të krahasohet me vendet e tjera të botës për sa i përket pasurive. Në atë kohë nuk e dija gjuhën kineze, flisja pak dhe më dha 2-3 herë mundësinë të jem pjesë e takimeve të mëdha me menaxherët e kompanisë. Isha bashkë me përkthyesen time që më përkthente nga anglishtja në gjuhën kineze. Ishin rreth 30 menaxherë dhe më ftoi për darkë, unë nuk e dija që ishin menaxherët më të mëdhenj të kompanisë. Tha se janë miq të mirë dhe kemi një darkë për qejf kështu që rri i qetë. Teksa darkonim, bëra pyetje rreth punës, rreth kompanisë, sepse në atë kohë kishim një ide për të blerë një spital në Gjermani, të cilin e kemi dhe operojmë edhe në Gjermani. Shumë nga përgjigjet e mia i pëlqyen bashkëshortes dhe menaxherëve. Ajo kishte simpati për mua, edhe unë simpati për të. Ndenjëm për rreth 1 vit e ca në raportin pronar – punonjës, domethënë ishte pronarja ime, e respektoja. Pastaj unë kisha realisht një pëlqim të madh për të dhe kisha dëshirë të krijoja një familje me të, sepse nuk më intereson pasuria e saj duke qenë se edhe para njohjes me nusen time kisha një jetë goxha të mirë në Pekin, kisha një punë goxha të mirë dhe goxha të ardhura. Por si i thonë asaj fjalës, ‘edhe nëse bashkëshortja është me një status goxha të lartë, faleminderit Zotit, pse jo, është mëse e mirëpritur.’ E kam ftuar në Shqipëri, sepse kisha dëshirë të dija si do reagonin prindërit. Herën e parë që ka ardhur në Shqipëri i ka lënë pa fjalë, familjen time, axhat, hallat e të gjithë. Aty pastaj filloi çdo gjë dhe më pas në vitin 2013-2014 dhe nga aty kemi shkuar në Nice, në Kanë, ku organizohej festivali i filmit dhe pastaj aty filloi çdo gjë në plazhin e bukur të Nicës. Faleminderit Zotit sot kemi një familje të mrekullueshme, edhe na ka bekuar zoti me një djalë të mrekullueshëm”, tregoi Rolando Lekaj.

të fundit

Peleshi pritet me protestë nga qytetarët, i hidhet miell makinës së tij, parulla edhe ndaj deputetëve të PD: Hajdut, opozitë e shitur

Këtë të enjte, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, është pritur me protesta nga një grup qytetarësh para godinës së Parlamentit,…

3 minutes ago

Reuters: Botërori 2026 po vulos një ekuilibër të ri global në futboll

Kupa e Botës 2026 mund të hyjë në histori si një turne që ndryshoi rrënjësisht ekuilibrin e pushtetit në futbollin…

6 minutes ago

Protesta para Parlamentit, deputetët e PS mbërrijnë dy orë para nisjes së seancës

Deputetët e Partisë Socialiste, kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit rreth dy orë përpara nisjes së seancës plenare, në një…

10 minutes ago

Protesta qytetare para parlamentit, policia “blindon” zonën! Vendosen autoblinda dhe autobote me ujë

Në kryeqytet është thirrur një protestë qytetare para Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë kur në sallën plenare po…

15 minutes ago

Sulm ajror rus mbi Kievin gjatë natës, 10 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 10 persona humbën jetën, dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur dhe dëme të mëdha materiale, si edhe zjarre,…

17 minutes ago

Rama me pagë rekord në Ballkan, merr 4138 euro në muaj, 5 herë mbi mesataren e vendit

Disa vite më parë, kryeministri Edi Rama, hyri në garë me rajonin, teksa premtoi që shumë shpejt, paga mesatare në…

18 minutes ago