Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar pas raportimeve për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në Karaçevë të Kamenicës.
Surdulli tha se veprime të tilla të xhandarmërisë serbe po vazhdojnë tash e 20 vjet pas çlirimit të Kosovës.
Lexo Edhe:
Vjosa Osmani: Nga kush po rrezikohet UÇK’ja?
Ish-kryetari apeloi të KFOR’i dhe institucionet tjera të Kosovës që të reagojnë në mënyrë që veprime të tilla të mos përsëriten përsëri nga forcat serbe
Gjithashtu, edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguarlidhur me këtë çështje ku ka thënë se paramilitarët serbë terrorizuan qytetarët e Kamenicës.
Shkrimi i plotë i ish-kryetarit Surdulli
Informatë
Për KFOR-in,
Institucionet qendrore të Republikës së Kosovës,
Mediat dhe opinionin publik
Sot, më 07.08.2020, rreth ores 18,05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qenë përsëri erdhën nga mali e anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjës tonë të Bernjashëve dhe ranë teposht ende më fellë të territorit të Republikës së Kosovës.
Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës. Apelojmë te KFOR-i si dhe institucionet e Kosovës të marrin masa adekuate që mos të përsëriten këto veprime të ushtrisë serbe, sepse ka ndikuar dhe po ndikon përveç në shqetësimin po ashtu edhe në shpërnguljen e qytetarëve të zonës kufitare të Karaçevës.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…