Categories: Uncategorized

Iris Luarasi: Edhe kur më ndërroi jetë nëna vendosa buzëkuq (VIDEO)

Iris Luarasi në çdo dalje të saj televizive apo edhe në auditorët e shkollës, shfaqet me pamjen e kuruar në detaj dhe sidomos buzët e kuqe.

Ajo kujdeset që gjithmonë të mos harrojë të lyejë buzët dhe nëse ndodh, përpiqet që të gjejë mundësinë t’i lyejë diku jashtë.

Të lidhura

None found

Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Rudina”, Irisi është shprehur se edhe ne ceremonitë mortore vendos buzëkuq të lehtë, duke respektuar në këtë mënyrë personin që është larguar.

“Kemi një problem sepse fjala buzëkuq ka në togfjalëshin e vet dhe pjesën e kuq, por buzëkuqi mund të jetë i një ngjyre tjetër dhe unë sigurisht mendoj që do ishte absolutisht e tepruar, që ti të shkoje me buzë si këto të miat në një ceremoni mortore. Qoftë edhe në rastin kur, ai që ka ndërruar jetë nuk është i afërmi jot, edhe në shumicën e rasteve të ndodh që nuk e ke njohur më përpara. Unë po them që buzëkuqi është shenjë e seriozitetit, por nuk domethënë që ti duhet të vësh buzë të kuqe flakë në një ceremoni mortore, se ndonjëherë kam idenë është kqkuptuar kjo si shprehje, por që vjen nga fjalë buzëkuq dhe unë nuk mund ta quaj buzëzi”, shprehet Irisi.

Më tej shton se edhe kur nëna e saj ka ndërruar jetë, ajo ka lyer buzët në një ngjyrë të errët.

“Baboja, se kështu i thërriste ajo të shoqit për shkak të fëmijëve, më donte shumë dhe më blinte gjithmonë manikyr dhe buzëkuq. Ai më donte të më shikonte kështu dhe unë për hir të kujtimit të tij, i kam bërë këto gjëra. Edhe unë e besoj shumë dhe mendoja se kjo ishte një mënyrë shumë e bukur për ta kujtuar dhe për t’i thënë faleminderit për gjithë gjërat e bukura që kisha mësuar nga ajo. Kur ndërroi jetë nëna, patjetër që kisha buzëkuq, sigurisht jo të kuq, një gjë shumë të errët, duke menduar atë, atë ditë”, ka treguar pedagogia.

të fundit

Katy Perry Clashes With the White House: “My Music Was Not Created to Celebrate War”

Kënga “Firework”, një nga hitet më të njohura të Katy Perry, është bërë shkak për një reagim të fortë të…

7 minutes ago

Fire in Soda Forest Brought Under Control, Main Blaze Extinguished as Firefighters Remain on Site

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pasditen e së dielës pyllin e Sodës në Vlorë, ku më shumë se…

7 minutes ago

Arifi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i pamundur pa miratimin e SHBA-së

Analisti i çështjeve politike, Dritëro Arifi, ka vlerësuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është faktori kyç për…

7 minutes ago

Fires in Spain: Sánchez Calls for a National Agreement to Tackle Climate Change

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka kërkuar një marrëveshje kombëtare për të adresuar efektet e ndryshimeve klimatike dhe paralajmëroi se…

7 minutes ago

Tensions Rise in the West Bank, Netanyahu Says Israel Is Ready for Broader Action

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Izraeli është “i përgatitur të veprojë më gjerësisht”, ndërsa vazhdojnë përplasjet, sulmet e kolonëve…

8 minutes ago

France and Spain in the Grip of Wildfires, More Than 320,000 Residents Evacuated

Franca dhe Spanja po përballen me një nga situatat më të rënda të viteve të fundit, ndërsa zjarre gjigante pyjore…

8 minutes ago