Categories: Uncategorized

Iris Luarasi: Edhe kur më ndërroi jetë nëna vendosa buzëkuq (VIDEO)

Iris Luarasi në çdo dalje të saj televizive apo edhe në auditorët e shkollës, shfaqet me pamjen e kuruar në detaj dhe sidomos buzët e kuqe.

Ajo kujdeset që gjithmonë të mos harrojë të lyejë buzët dhe nëse ndodh, përpiqet që të gjejë mundësinë t’i lyejë diku jashtë.

Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Rudina”, Irisi është shprehur se edhe ne ceremonitë mortore vendos buzëkuq të lehtë, duke respektuar në këtë mënyrë personin që është larguar.

“Kemi një problem sepse fjala buzëkuq ka në togfjalëshin e vet dhe pjesën e kuq, por buzëkuqi mund të jetë i një ngjyre tjetër dhe unë sigurisht mendoj që do ishte absolutisht e tepruar, që ti të shkoje me buzë si këto të miat në një ceremoni mortore. Qoftë edhe në rastin kur, ai që ka ndërruar jetë nuk është i afërmi jot, edhe në shumicën e rasteve të ndodh që nuk e ke njohur më përpara. Unë po them që buzëkuqi është shenjë e seriozitetit, por nuk domethënë që ti duhet të vësh buzë të kuqe flakë në një ceremoni mortore, se ndonjëherë kam idenë është kqkuptuar kjo si shprehje, por që vjen nga fjalë buzëkuq dhe unë nuk mund ta quaj buzëzi”, shprehet Irisi.

Më tej shton se edhe kur nëna e saj ka ndërruar jetë, ajo ka lyer buzët në një ngjyrë të errët.

“Baboja, se kështu i thërriste ajo të shoqit për shkak të fëmijëve, më donte shumë dhe më blinte gjithmonë manikyr dhe buzëkuq. Ai më donte të më shikonte kështu dhe unë për hir të kujtimit të tij, i kam bërë këto gjëra. Edhe unë e besoj shumë dhe mendoja se kjo ishte një mënyrë shumë e bukur për ta kujtuar dhe për t’i thënë faleminderit për gjithë gjërat e bukura që kisha mësuar nga ajo. Kur ndërroi jetë nëna, patjetër që kisha buzëkuq, sigurisht jo të kuq, një gjë shumë të errët, duke menduar atë, atë ditë”, ka treguar pedagogia.

të fundit

“Për Zotin, nuk ka prova!” Shtyhet gjyqi, avokati: Ilir Meta s’ka asnjë pasuri në planetin Tokë. Inkuizicion ndaj tij, 8 muaj në qeli

“Sot bëhen tetë muaj, duhet të jetë i madh shqetësimi juaj”, u tha gazetarëve avokati i ish-Presidentit të vendit Ilir…

5 minutes ago

Berisha publikon “fakte dhe dëshmi” për “manipulimin” e votave të Diasporës: Rama shtetëzoi procesin e votimit nëpërmjet …

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulim ekstrem të votës së diasporës në zgjedhjet e…

11 minutes ago

VIDEO+EMRAT/ NAMI NË BLLOK – Shisnin dr*gëra të forta, 24 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 2 pistoleta dhe rreth 2 kg …

Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, megaoperacioni i koduar “Blloku 33”.     Goditen disa grupe kriminale që shitnin doza…

16 minutes ago

Blerje dhe shpenzime me paratë e një biznesmeni/ Prokuroria zbulon kartën e tretë bankare, Meta dhe Kryemadhi nën akuza të reja

Prokuroria e Posacme ka zbuluar një tjetër episod korrupsuoni qe i atribuohet ish-çiftit Meta-Kryemadhi. Hetimet kanë zbardhur veprimet e një…

1 hour ago

Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë: Irani ka të drejtë të godasë me raketa në Manzë

Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj…

2 hours ago

Kaq ishte, bëhet ‘lëmsh’ rrjeti! Pse Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk ndiqen më në rrjete sociale?

Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë ndezur sërish zërat për një përplasje të fshehtë, pasi fansat vunë re se të…

3 hours ago