Dy ditë më parë, dikush vodhi llogarinë e reperit Fero në Instagram dhe po publikon gjëra që me siguri reperit nuk i pëlqejnë aspak.
Personi që ka marrë adresën vazhdon të kërcënojë reperin dhe duket se i ka kërkuar para për t’i kthyer sërish llogarinë e tij.
Madje, ai ka ndarë një video të bisedës private me Feron, i cili i kërkon t’i kthehet adresa e tij.
Fero dëgjohet t’i thotë personit në fjalë se do t’ia dërgojë paratë që i ka kërkuar, por ai duhet t’i tregojë se cili është.
“Fero na ka rrejt sna ka qu paret , kena me ja honger ymrin per ket Instagram 😤”- shkruhet krahas videos së reperit, ndërsa ndjekësit kanë vërshuar në komente për të mbrojtur Feron shkruan iconstyle.
Ndërkohë, sapo reperit i vodhën llogarinë, edhe partneres së tij Arbenitës nisën t’i ndodhin gjëra të çuditshme në Instagram.
Ndjekësit përfituan nga rasti duke i shkruar me adresat e tyre dhe duke u hequr si Fero, për të futur në grackë modelen.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…