Categories: Uncategorized

I vetizoluar në shtëpinë në bregdet, Sinan Hoxha zbulon këto detaje (VIDEO)

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishte Sinan Hoxha. Ai ka folur si po e përjeton këtë periudhë dhe si është rutina e tyre në kushtet e vetizolimit. Këngëtari tha se kalon çaste shumë të bukura me familjen dhe, sipas tij, çdo gjë e keqe e ka një të mirë.

Sinani shprehet se jeta dhe përditshmëria na kishte marrë përpara dhe nuk ishim me këmbë në tokë, për të vlerësuar gjërat dhe familjen si duhet.

“Kjo ishte gjëja më e bukur që më ka ndodhur mua, përveç kësaj gjësë së madhe që po heqim të gjithë, që po kaloj çaste shumë të bukura me djalin dhe me bashkëshorten. Kështu që çdo e keqe, e ka një të mirë, unë e kam marrë si pozitive këtë gjë. Duke i zbatuar të gjitha rregullat e mundshme, që nga dita e parë dhe deri sot nuk kam dalë asnjë ditë. Më ka bërë mirë kjo.”

I pyetur se si e kalon ditën me djalin, Sinani rrëfeu: “Sinqerisht, për herë të parë kam luajtur pafundësisht me djalin. Jam kënaqur pafundësisht. Jam ndoshta ndër të paktët, që nuk jam mërzitur, asnjë moment të mundshëm. Madje kam postuar edhe një video të Ansit në story, ku thotë babi u kënaqa me ty shumë sot, e kapa aksidentalisht dhe e postova, se më pëlqeu shumë dhe më preku njëkohësisht. Mamaja ime me shaka thotë ka bërë mirë ky koronavirusi për disa njerëz, që nuk kanë shumë kohë, ose nuk duan të kenë shumë kohë të merren me fëmijët dhe familjen në tërësi. Sepse na kishte rrëmbyer pak kjo jeta, puna, paraja të gjitha bashkë, na kishte marrë pak përpara dhe nuk ishim me këmbë në tokë dhe nuk e kuptonim çdo të thotë. Tani po e kuptojmë shumë më mirë çdo të thotë, jetë, familje, të gjitha gjërat bashkë.”

të fundit

E rëndë në Itali/ Plagoset 16-vjeçari shqiptar, zbulohen pistat e para të hetimit

Mbrëmjen e djeshme, një djalë 16-vjeçar me origjinë shqiptare, u qëllua me thikë në gjoks në Vicenza, në një zonë…

12 minutes ago

Selena Gomez debuton në listën e Forbes, ja gratë më të pasura të Amerikës

Forbes ka publikuar listën e saj vjetore të grave më të pasura në vend që kanë krijuar vetë pasuri, me…

42 minutes ago

Arroganca e zonjës Ristani dhe dëshira e zyrtarëve për një gazetari pa standarde

Nga; Ola Xama 12 vjet më parë, një nga ngjarjet që u mbajt për javë me radhë në qendër të…

1 hour ago

Qeveria premtoi se do të rriten pensionet, tashmë parashikon edhe rritjen e moshës së daljes në pension (DOKUMENTI)

Plakja e popullsisë, është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe…

1 hour ago

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona dhe një punonjës sigurie, procedohen 12 të tjerë

Mbrëmjen e djeshme, dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 10 të tjerë janë proceduar penalisht. Ata akuzohen për prishje…

1 hour ago

Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, ofron para për daljen nga burgu

Ditën e nesërme, Erion Veliaj do të rikthehet të hënë në gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku ka kërkuar edhe…

2 hours ago