Categories: Uncategorized

“Humbi jetën si pasojë e dhunës”, Aurela Gaçe tregon tragjedinë në familje: Kujt i dedikohet “Veten dua gjallë” (VIDEO)

Për emsionin “Jo vetëm modë”, këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka treguar mjaft të pathëna lidhur me projektin e saj më të fundit muzikor, “Veten Dua Gjallë”.

Kjo këngë është pjesë e albimit të ri për të cilin këngëtarja po punon prej kohësh, por “Veten Dua Gjallë” ka qenë projekti më impenjativ i saj. I konceptuar si një film i shkurtër, video muzikore ka si protagonist krahas Aurelës, aktorin Gert Ferra në rolin e bashkëshortit dhunues.

Për të realizuar videon e këngës janë dashur muaj të tërë, që nga krijimi i konceptit të saj, deri tek xhirimi i pesë skenave të ndryshme, të cilat përkuan me ditët më të ftohta të vitit.

Kënga përcjell një mesazh të fuqishëm dhe Aurela shprehet se çdo grua nuk duhet të heshtë përballë dhunës psikologjike apo fizike, por duhet ta dojë veten e saj dhe ta vlerësojë atë.

Më tej, këngëtarja tregon se kjo këngë i dedikohet kushërirës së saj, e cila mbas një martese të gjatë me dy fëmijë dhe mbas një dhune të vazhdueshme nuk arriti dot të thoshte unë dua veten time gjallë. Pavarësisht ndihmës nga ana e familjes, ajo humbi jetën.

Aurela Gaçe: Mund të them që kam në familjen time një fatkeqësi të tillë. Kushërira ime, mund të them se i kushtohet asaj, sepse mbas një martese të gjatë me dy fëmijë, mbas një dhune të vazhdueshme ajo nuk arriti dot të thoshte unë dua veten time gjallë. Nuk ja arriti dot atë gjë me veten e saj, me gjithë ndihmën që i dha familja dhe ajo është një nga ato gra që humbi jetën. Mos mendojnë njerëzit se unë jam këtu sot sepse unë jam thjesht vajzë e fortë. Jo, i kam kaluar të gjitha fazat derisa kam thënë jo, jo, unë vlej. Nuk bëhesh rastësisht e fortë./tvklan.al

të fundit

Atentati me dy viktima në Shkodër u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, zbardhet dëshmia e tij

Policia e Shkodrës, ka marrë në pyetje rreth 20 persona në lidhje me masakrën e regjistruar mëngjesin e 8 shtatorit…

8 minutes ago

Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë…

41 minutes ago

Elseid Hysaj: Në Beograd do të jetë ndeshje e qetë, besoj në ëndrrat që kam

Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur…

58 minutes ago

Rama mbërrin në Presidencë, do të dorëzojë emrat e ministrave të rinj te Kreu i Shtetit, pritet mandatimi

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbërritur në ambientet e Presidencës, ku pritet t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj emrat e…

1 hour ago

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Nga Skyweb.al Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama, është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta…

1 hour ago

Njihuni me dy shenjat e horoskopit që duhet të bëjnë kujdes/ Periudhë e vështirë deri në fund të vitit

Fundi i vitit, sjell trazira të forta të brendshme për Binjakët dhe Peshqit, dhe Saturni dhe Urani retrogradë e thellojnë…

2 hours ago