Categories: Uncategorized

Habit moderatorja shqiptare: Pas takimit të parë, shkova tek shtëpia e tij (VIDEO)

Moderatorja shqiptare Elona Duro ishte këtë të premte e ftuar në emisionin “Rudina”. Ajo ka folur rreth jetës profesionale dhe asaj private duke zbuluar të reja dhe duke treguar historinë e dashurisë me partnerin.

Elona është martuar në vitin 2017 me Lorenc Gogën dhe dyshja kanë një djalë 2 vjeçar të quajtur Tomas. Moderatorja ka treguar se njohja me bashkëshortin mund të konsiderohet dashuri me shikim të parë dhe se gjërat mes tyre kanë rrjedhur natyrshëm.

“Ne takohemi në Prill të 2015 sepse unë do i prezantoja Lorencit një shokut tim dhe ata me punë biznesi do vazhdonin punët e tyre. Unë lë shokun në tavolinë dhe largohem. Më saktë Olti Curri, mikun tim, e prezantoj me Lorencin përmes një shoqes sonë dhe largohem me idenë që ju vazhdoni tani sepse unë kam punët e mia. Që nga ajo kohë, Lorenci më kishte ndjekur në rrjetet sociale, like, komente, por mendoja si një nga ndjekësit që ne kemi të shumtë në rrjetet tona sociale.

Pas një viti ne takohemi sërish, gati-gati në po të njëjtën ditë, në orët e para të mëngjesit, në një lokal nate ku të dy ishim në qejfin tonë, pasi kishim konsumuar edhe pak gota alkooli. Unë i prezantohem dhe më thotë të njoh sot, një vit më parë, të ndjek dhe në rrjetet sociale”, ka treguar ajo.

Po ashtu Elona ka rrëfyer se pas takimeve të para, ka nisur bashkëjetesën me Lorencin.

“Që pas asaj nate, u takuam për një ‘first date’ zyrtarisht dhe madje e tregon dhe Lorenci me të qeshur, se pas takimit të parë dhe të dytë, kështu në darkë ose një gotë verë, më tha mua: Hajde qëndro nga mua se unë jetoj vetëm. Edhe unë jetoja vetëm në atë kohë dhe Lorenci thotë nuk e harroj asnjëherë, ti more valixhen dhe nuk ike më. Dhe realisht që pas takimeve të para, ne filuam bashkëjetesën dhe po kështu natyrshëm erdhi dhe fejesa, ceremonia e martesës dhe djali Tomas. Erdhën gjërat shumë natyrshëm dhe si fryt i dashurisë tonë, që ndoshta mund të konsiderohet si dashuri me shikim të parë”, u shpreh ajo.

të fundit

Parashikimi i horoskopit 21 Qershor, ja shenjat më me fat

Dashi Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë…

5 hours ago

Protesta masive në Lindjen e Mesme kundër sulmeve izraelite ndaj Iranit

Protesta të mëdha kanë shpërthyer sot në disa vende të Lindjes së Mesme në përgjigje të sulmeve të fundit ushtarake…

5 hours ago

Tjetër aksident, përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit…

6 hours ago

Plas sherri në Tiranë, burri shkon në shtëpinë e ish-gruas, konfliktohet me grushta me të afërmit e saj

Një përplasje fizike është regjistruar në zonën e Astirit në Tiranë, ku një burrë ka shkuar pranë banesës së ish-bashkëshortes…

6 hours ago

Stafi i Real Madridit e ka këshilluar Alonson që të mos përdorë tre lojtarë në Kupën e Botës për Klube

Real Madridi mund të jetë i detyruar të kursejë disa nga emrat kryesorë në Kupën e Botës për Klube që…

6 hours ago

Irani sulmohet edhe nga nëntoka! Tërmeti 5.1 ballë lëkund veriun e vendit, frikë dhe panik në rajon mes sulmeve izraelite

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka goditur Iranin verior, në një moment kur vendi ndodhet në mes…

6 hours ago