Categories: Uncategorized

Gold AG paralajmëron dy projekte të reja gjatë verës, mbështet kërkesat për mbajtje të dasmave

Reperi Arian Agushi i njohur me emrin artistik Gold AG mbështet protestën e mbajtur gjatë ditës së sotme nga këngëtarë e pronarë të restoranteve dhe kërkesat e tyre për të lejuar mbajtjen e dasmave.

Gold Ag në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini ka thënë se jeta ose duhet të hapet për të gjithë ose të mbyllet për të gjithë.

“Mbështesë edhe atë që tha Afrimi se si është e mundur që qendrat tregtare janë plotë dhe nuk identifikohen njerëzit ndërsa në dasmë identifikohen të gjithë”, tha ai.

Reperi thotë se meqë pandemia zuri befasisht të gjithë edhe këngëtarët janë dëmtuar rëndë financiarisht e sipas tij ata nuk kanë kursyer për shkak se kanë shpresuar në sezonin verore.

Ai thotë se këngëtaret fitojnë por edhe kanë shumë shpenzime pasi thotë se atij vetëm një videoklip i kushton rreth pesë mijë euro.

Ariani së fundi bashkë me Albina Kelmendin kanë sjellë projektin “Prishtina” që është pëlqyer mjaft nga publiku.

Reperi ka paralajmëruar edhe dy projekte të reja brenda verës.

“Në korrik do ta publikojë një këngë për mërgimtarët që është bashkëpunim. Para saj edhe një ripërpunim të një kënge të vjetër bashkë me Fatmira Brecanin”, tregon më tej Arian Agushi.

të fundit

Aksident në aksin Cërrik–Belsh, shoferja përplas të këmbësoren në vijat e bardha

Ditën e sotme rreth orës 14:05, një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Cërrik–Belsh, ku një automjet i drejtuar…

27 minutes ago

Big Brother VIP/ Çfarë aleance, unë me atë? Miri habit për Stinen: Do t’i fus shkelmin…

Mbrëmjen e djeshme, ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë…

56 minutes ago

Miliona dollarë për 17 minuta, Jake Paul rekord fitimesh në historinë e boksit

Jake Paul u mund nga Anthony Joshua, në ndeshjen e boksit të mbajtur në Miami. Boksieri britanik Joshua, “hodhi në…

1 hour ago

Kryeministri deklaroi se do pengojë kërkesën e SPAK/ Reagon Bardhi: Me urgjencë duhet t’i hiqte imunitetin Ballukut, Rama po kërkon të blejë kohë, e di se rrethi po ngushtohet

Kryetari i grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me imunitetin e…

2 hours ago

E rëndë në Durrës/ Ra nga pallati ku po punonte, humb jetën 57-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga…

2 hours ago

Dhuratat e Krishtlindjeve, ja me çfarë t’i surprizoni të dashurit tuaj sipas shenjës së tyre të horoskopit

Njiheni prej vitesh, keni blerë gjithçka deri tani dhe jeni bosh nga idetë? Ose, njiheni pak dhe hezitoni sepse nuk…

3 hours ago