Categories: Uncategorized

Gati për të lindur, Arbana Osmani zbulon se kur do sjellë në jetë djalin e dytë (FOTO LAJM)

Përmes një postimi në “Instastory”, moderatorja e njohur Arbana Osmani ka treguar se lindja e bebit të dytë po afron.

Ndonëse ajo ka qenë e rezervuar lidhur me këtë pjesë, shumë detaje rreth shtatzënisë janë zbuluar, siç është për shembull gjina e fëmijës së dytë, nga lidhja me regjisorin e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Pikërisht dhuratat që stafi i “Dua të të bëj të lumtur” kishte zgjedhur për autoren e emisionit ishin rroba bebi ngjurë blu, pra për djem. Së fundmi, përmes një postimi në “Instastory”, Arbana ka treaguar se lindja e bebit po afron dhe të gjithë ndjekësit janë habitur pasi ajo duket super në formë, sikur të jetë në muajt e fillimit ende.

Teksa ka publikuar një foto me gazetarin Eraldo Rexho, i cili e pyet se ku do të shkojnë këtë behar, ajo përgjigjet: “Në maternitet do vemi”.

Me sa duket, pritjes së ëmbël dalëngadalë po i vjen fundi dhe Arbana ndoshta ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë. Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka ndarë herë pas here foto të ndryshme të realizuara gjatë seteve fotografike me partnerin e saj, regjisorin Grishaj.

Së fundmi, Osmani ka publikuar një tjetër moment të kapur nga Edi mes natyrës dhe rrezeve të diellit, duke treguar se kjo pozë është ndër të preferuarat e saj.

“Fotoja ime e preferuar nga artisti im i preferuar”, ka shkruar Arbana krah postimit, ku shfaqet me një veshje verore ku kësaj here ekspozon jo vetëm këmbët siç bën gjithmonë por edhe barkun tashmë të rrumbullakosur, pasi është në pritje të fëmijës së dytë, nga lidhja me Eduartin.

Si rrallë bëjnë vajzat e famshme kur janë në pritje të ëmbël, Arbana ka vendosur të shpalosë ekstravagancën e saj në veshje në këta nëntë muaj që pret të bëhet sërish nënë e një djali. Me siguri, sapo të nisin pushimet, Osmani do të ndajë të tjera momente të bukura të kapura nga Edi, i cili ndodhet gjithmonë pranë saj, pasi ata janë jo vetëm bashkëpunëtorë në programin “Dua të të bëj të lumtur”, por edhe bashkëjetues në të njëjtën shtëpi.

Kështu, së shpejti, moderatorja e njohur, Arbana Osmani, do të bëhet nënë për herë të dytë nga lidhja me regjisorin e programit të saj, Grishajn. “Gëzuar datëlindjen gjysmës sime më të mirë, shokut tim të ngushtë, njeriut që ka rrëmbyer zemrën time (që shumë shpejt do të bëhet baba). Të dua!”, shkruante moderatorja pak javë më parë, duke bërë me dije se ishte në pritje të ëmbël.

Duke qenë se dhe vetë Arbana festoi ditëlindjen në të njëjtën ditë me Eduartin, pra 7 maj, ajo vendosi ta jepte lajmin në këtë ditë speciale, pikërisht në ditëlindjen e të dyve. Kështu, djali i saj, Joni, së shpejti do të bëhet me vëlla dhe me siguri familja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.

Ndjekësit e çiftit, që prej muajsh kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, shfaqën interesin për të ditur nëse ata e kishin planifikuar fëmijën apo jo. Burime pranë tyre treguan se ata e kanë mirëpritur si një dhuratë nga Zoti, duke qenë se nuk ishte në planet e tyre të afërta.

Ndërkohë, për të gjithë fansat e saj që presin një ceremoni dasme nga Arbana, ajo nuk ka për t’ua dhënë këtë kënaqësi, pasi nuk i pëlqen të vishet nuse në jetën reale, gjë që e ka bërë një herë të vetme për një sfilatë fustanesh nusërie./panoramaplus

të fundit

Flamur Noka: Do vijnë nga e gjithë Shqipëria në protestë, do kemi një bashkim të madh popullor në shesh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, nga Lapraka ka dhënë mesazhin e qartë të mobilizimit për protestën e…

11 minutes ago

Aksident me vdekje në Elbasan, arrestohet shoferi

Policia e Elbasanit, ka vënë në pranga një 57-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një këmbësor në fshatin Shushicë,…

46 minutes ago

Është e vdekur/ Rrëfimi për divorcin nga Xhensila Myrtezaj dhe zhgënjimi, fansat të shqetësuar për Bes Kallakun, si është gjendja e aktorit

Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj, e konsideron tashmë si një të shkuar që…

1 hour ago

Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale, trupi i tij është thjeshtë perfekt (FOTOT)

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane,…

1 hour ago

Dosja me 11 të akuzuar/ Gjykata ndan çështjen e Florenc Çapjas dhe të tjerëve, Ervis Martinaj e Talo Çela do gjykohen si…

Gjykata e Posaçme, vendosi të veçojë çështjen ndaj Alket Xhixhës, Florenc Çapjas dhe Elvin Mërlikës, të cilët janë pjesë e…

2 hours ago

Berisha: Belinda Balluku me 300 apartamente, 2 jahte dhe shuma përrallore në llogaritë e saj bankare

Këtë të shtunë, ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka deklaruar se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK,…

2 hours ago