Categories: Uncategorized

Florjan Binaj e tha publikisht: I zhgënyer nga programi i ri i Top Channel (FOTO LAJM)

Florjan Binaj është shprehur i zhgënjyer për programin më të ri që ka nisur nga dje, 3 prill në televizionin ku aktori punon, “Top Channel”.

Aktori i “Portokallisë” shprehet në një postim të fundit, se televizioni duhet të edukojë njerëzit dhe të promovojë vlerat, veçanërisht te të rinjtë, por me sa duket, këtë nuk e pa në programin e Top-it.

“Televizioni duhet të edukojë njerëzit, shikuesit, ndjekësit, sidomos rininë e cila do pika orientimi dhe frymëzimi. Sot u zhgënjeva jashtë mase nga një program që po jepet në televizionin ku punoj. Dëshpërim që sot në televizion promovohen antivlerat dhe jo vlerat. Kjo do i hapë rrugën një udhe pa krye”, shkruan aktori.

Flori nuk ka përmendur asnjë emër, por duke qenë se flet për rininë është e sigurt që ai i referohet programit më të ri të titulluar “Aventurierët”.

Në të marrin pjesë 8 të rinj, mes të cilëve edhe banorja e “Big Brother” Donjeta Sejdiu, të cilët bëhen pjesë e sfidave të ndryshme.

Mjafton të shihni videot e puntatës së parë të publikuar në YouTube, për të arritur në përfundimin se gjuha e përdorur lë për të dëshiruar. Mbrëmjen e parë të rinjtë u prezantuan, pinë alkool, kërcyen madje pamë edhe pak striptizëm.

të fundit

PS nis punën për ndryshimin e Rregullores dhe ndarjen e komisioneve! Peleshi thërret krerët e grupeve parlamentare! Ç’pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dërgojë Presidentit Bajram Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët…

26 minutes ago

I dehur në timon, tenton të korruptojë efektivin e Rrugores, arrestohet 55-vjeçari në Durrës

Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Rrugore e Durrësit, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të…

51 minutes ago

FOTO/ Adrola provokuese, shfaq linjat trupore

Modelja e njohur Adrola Dushi, është në një lidhje me reperin Capital T. Ajo, ka zgjedhur të provokojë ndjekësit me…

2 hours ago

‘As serbi nuk do të na e bënte!’, Banorët e Valbonës shpërthejnë në lot teksa IKMT shemb bujtinat: Na p*shkatoni më mirë…

Aksioni i prishjes së bujtinave në Valbonë ka vijuar sërish sot me ndërhyrjen e IKMT dhe forcave të rendit, duke…

2 hours ago

“Shqipëria nuk ndalet”/ Rama jep lajmin: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…

3 hours ago

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…

3 hours ago