Ylli i Hollivudit Johnny Depp mohoi se ka dhunuar ish-gruan e tij Amber Heard, ndërsa tha të kundërtën se kishte qenë ajo e cila e kishte dhunuar, gjatë ditës së parë të përballjes së tyre në Gjykatën e Lartë.
Aktori i “Pirates of the Caribbean”, 57 vjeç, akuzoi ish-partneren Heard, 38 vjeç, se e ka qëlluar vazhdimisht në fytyrë dhe i ka prerë gishtin duke e goditur me një shishe vodka. Ylli i Hollivudit i quajti akuzat “të sëmura” dhe “plotësisht të pavërteta”. Depp tha se ai nuk beson se ka një personalitet mbizotërues, manipulues ose kontrollues, përkundrazi, sipas tij, Heard kishte një “nevojë obsesive” për ta kontrolluar atë.
None found
Në një nga deklaratat e tij aktori tha se “incidentet e dhunshme të mbushura me tërbim gjatë fluturimeve ishin të zakonshme me Amber”. Depp përmendi rastin kur dyshja ishte në një fluturim me avion privat në fund të vitit 2014 ose në fillim të 2015-s, kur Heard u bë agresive verbalisht. Ai tha se ajo e quajti atë “pu*ssy” pasi i shmangej konfrontimit me të.
“Pastaj ajo u bë e dhunshme fizikisht dhe më godiste vazhdimisht në fytyrë. Ndërsa u zhvendosa drejt fundit të avionit për t’u larguar prej saj, ajo më ndoqi në dhomën e gjumit dhe më goditi përsëri në fytyrë dhe kokë. E shtyva larg meje, në shtrat. Pastaj kapa një jastëk dhe u mbylla në banjë, ku fjeta gjithë fluturimin”, shkroi ai në deklaratën e tij.
Avokatët e Depp publikuan një foto të aktorit i cili shfaqet i shtrirë pas sulmit të Amber Heard. Depp ka paditur edhe gazetën The Sun pasi e quajti atë një burrë “që rreh femra”, në një artikull në prill 2018. Në fjalën e tij të hapjes sot, avokati i tij David Sherborne tha se një nga çështjet që gjykata duhet të vendosë është “nëse pretendimet e publikuara nga të pandehurit janë të vërteta”.
“Nëse konstaton se ato janë të pavërteta, siç themi se janë, atëherë gjykata do të procedojë për të dhënë një dëmshpërblim,” tha ai. “Nuk është fjala për paratë. Bëhet fjalë për shfajësim. Z. Depp e ka bërë të qartë në seanca të ndryshme. Kjo është arsyeja pse ai ka ardhur këtu – për të pastruar reputacionin e tij “.
Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…
Një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit, ngjarje…
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pritet të debutojë si profesionist në moshën 46-vjeçare, duke luajtur për skuadrën italiane Ravenna, në…
Klidman LiloPortieri shqiptar, Klidman Lilo, debutoi mbrëmë në një kompeticion europian për klube [...]Read More...
Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do mundoheni me…
Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë t’i japë fund dhunës…