Categories: Uncategorized

Flet hapur këngëtarja që përflitet për përfshirje në rrjetin e Zogut: Më kërkonte 50 euro

Elda Shabani është këngëtarja e njohur që u përfol se kishte lidhje me rrjetin e prostitucionit të Zogut të Tiranës.

Pas lajmeve të shumta, të bazuar në përgjimet e dosjes së hetimeve, Elda, e njohur edhe si Madona Shqiptare , ka reaguar duke i përgënjeshtruar me anë të një video live në Facebook. Madje zbuloi edhe disa detaje nga jeta personale e Zogut duke treguar se i ka kërkuar para në këmbim të intervistave.

“Si është e mundur që ka rënë në burg kur ai më kërkonte mua 50 euro, 20 euro për intervista pasi kishte shumë artistë që më thonin, pasi je në Shqipëri, po shikojmë që takon edhe Zogun, të bëjmë dhe një intervistë. Ndërkohë unë i bëja propozimin Zogut për këto artistë dhe Zogu kishte punën e tij. I kërkonte nga 50-20 euro sepse kishte nevojë të jetonte. Ishte në shtëpi me qira, jetonte me familjen e tij dhe normal ishte përgjegjës për shumë gjëra”, tha ajo.

Elda Shabani deklaroi se ka patur takime pune me Zogun vetëm për intervista pasi ishte kthyer nga Zvicra pas katër vitesh, por nuk e di jetën e tij private.

“Unë nuk e kam marrë asnjëherë mundimin ta pyes se çfarë bën ai me jetën e tij private. Thjesht sa herë që jemi takuar, biles ka qenë i vetmi në Shqipëri që më ka paguar kafe. Por Zogu i Tiranës mua më ka respektuar shumë. Ai thjesht kërkonte 20-50 euro për intervista. Një njeri që kërkon, nuk ka”, shtoi Elda Shabani.

të fundit

Gjashtë Bashki hyjnë në zgjedhje të parakohshme lokale

Shkon në 6 numri i Bashkive që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme. Pas Beratit, Tepelenës dhe Matit, ku…

28 minutes ago

Sali Berisha zgjedh kryetarin e ri të Grupit Parlamentar të PD

Këtë të enjte, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar sërish në detyrë Gazment Bardhin si kreun e Grupit…

42 minutes ago

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, dhe bashkëshortja e tij, modelja shqiptare Almeda Abazi, kanë zhvilluar së fundmi një takim…

45 minutes ago

Kabineti i ri “Rama 4”/ Kryeministri shkarkon 8 ministra, shkrihet dikasteri i Bora Muzhaqit, Ulsi Manjës dhe Ervin Hoxhës i “hiqen gradat”, Mazniku mbetet pa post

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga kabineti i vjetër i qeverisë 8 ministra, duke i zëvendësuar këta të fundit me…

47 minutes ago

Berisha: Vendimi për të hyrë në parlament nuk është i lavdishëm! Grupin e partisë së krimit e kryeson njeriu që ka porositur vrasje

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kreu i PD-së Sali Berisha nuk kurseu akuzat e drejtpërdrejta ndaj qeverisë…

1 hour ago

Mesazh i Ambasadës së SHBA në 24-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit: Nderojmë jetët e humbura dhe qëndrueshmërinë e një kombi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar për 24-vjetorin…

1 hour ago