Na vjen shumë keq, por nëse keni në plan t’i propozoni njeriut të zemrës, dijeni që duhet të mundoheni pak më shumë. Pas këtij propozimi të jashtëzakonshëm, standardi është rritur goxha.
Lee Loechler, një kineast nga Boston, shpenzoi gjashtë muaj për të surprizuar si asnjëherë tjetër të dashurën e tij.
“Punova për gjashtë muaj me një ilustrator që të animoja veten dhe të dashurën në filmin e saj të preferuar, Bukuroshja e Fjetur,” shkruan ai në YouTube, nën videon e propozimit. Më 30 dhjetor, ai mbushi sallën e kinemasë me familjarë dhe miq dhe shpresoi që gjithçka të shkonte mirë.
Në video, Loechler është ulur pranë të dashurës së tij Sthuthi David teksa shohin Bukuroshen e Fjetur, vetëm se fundi është ndryshe nga versioni origjinal i Disney. Në film, princesha i ngjan Sthuthi, ndërsa princi i ngjan Lee. Pasi princi përkulet të puthë princeshën dhe ta zgjojë nga gjumi, nxjerr nga xhepi një unazë. Më pas, princi i filmit ia hedh kutinë Loechler-it në sallë, duke thyer kështu barrierat mes filmit dhe realiteti.
Filmi ndalon, Loechler ulet në gjunjë dhe i thotë të dashurës: “Të dua me gjithë zemër, me gjithë ventrikulat, atriumet dhe valvulat e saj.” Ndalon për pak dhe i shpjegon audiencës se ajo është kardiologe. Më pas e pyet: “Dr. Sthuthi David, a do të jetosh e lumtur përgjithnjë krah meje?” Dhe ajo tha po, turma shpërtheu në brohorima, në sfond filloi të luhej “Once Upon A Dream.”
Dashi Dite vendimtare kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do vendosen për ta kështu…
Analisti Andi Bushati, ka komentuar aksionin e SPAK për tenderat e AKSHI-t, teksa ka hedhur akuza se grupet kriminale, policia…
Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim…
Kryeministri Edi Rama komentoi faktorët që, sipas tij, ndikojnë në mbijetesën e gjatë në politikë. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”,…
Presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje Ukrainës që të “lëvizë shpejt” në negociatat mbi një plan për t’i dhënë…
Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, takoi sot aktivistin Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh po proteston…