Demi Lovato dhe partneri i saj, Ehrich Max, janë fejuar.
“Kur isha e vogël, babai gjithnjë më quante ‘partnerja ime’ – diçka që mund të tingëllonte e çuditshme pa theksin e tij jugor prej kauboj. Për mua kishte kuptim të përsosur,” shkroi ajo në foton e shkrepur në Malibu, Kaliforni. “Dhe sot, kjo fjalë ka sërish kuptim të përsosur, pasi zyrtarisht jam partnerja e dikujt tjetër” shkruan anabel.
None found
Në vijim, Demi shton:
“Ehrich Max, e kuptova që të doja që në momentin që të pashë. Nuk kam ndjerë kurrë më parë që dikush të më dojë pa kushte (përveç prindërve të mi). S’më ke ushtruar kurrë presion që të jem dikush tjetër përveç vetes. Ti nxjerr në pah versionin tim më të mirë. Të dua më shumë se çfarë ky mbishkrim mund të shpehë dhe jam e lumtur që do të filloj një jetë dhe familje me ty. Të dua përgjithmonë. Partneri im. Gëzuar për të ardhmen tonë.”
Ehrich nga ana tjetër, shkroi:
“Ahhh, ti je çdo këngë, çdo film, çdo tekst, çdo poezi, çdo gjë për të cilën kam ëndërruar. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sa pafundësisht i dashuruar jam me ty. S’mund të kaloj as edhe një sekondë këtu në Tokë pa mrekullinë e të paturit ty gruan time. Jam kaq i lumtur. Je më e bukura, brenda dhe jashtë, në të gjithë botën. S’mund të jem më shumë falenderues se kaq që Zoti na bashkoi. Të dua Demi. Do ta vlerësoj gjithmonë shpirtin tënd të pasur dhe të bukur.”
Demi dhe aktori dhe këngëtari amerikan janë bashkë prej pak kohësh. Nuk dihet saktësisht kur nisën romancën e tyre, por lidhja u bë publike në mars, kur e zbuluan padashje marrëdhënien në Instagram.
Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…
Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…
Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…