Ditën e djeshme është ndarë nga jeta aktori shumë i njohur shqiptar, Xhevdet Ferri.
Aktori humbi betejën me një sëmundje të pashërueshme në moshën 59-vjeçare.
Kolegu i tij, aktori Ndriçim Xhepa, ka rrëfyer se e ka takuar një natë më parë në spital, duke treguar edhe momentet e fundit me të.
Në një lidhje telefonike me “News24”, Xhepa u shpreh:
“Nuk është se nuk i kam ditur gjërat që në pranverë. Por besoj se mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë.
Unë kur mora njoftimin jo më larg se dje në drekë që nuk ishte mirë i shkova në spital dhe qëndrova deri në orën 9. Bënë një tolerancë mjekët, një mjek reanimator. Ndoshta bëra mirë, ndoshta keq pasi e pashë në gjendje të keqe. Mjeku tha që kishte shpresa shumë të vogla.
Më shpjeguan gjithçka, e mbanin me frymëmarrje të drejtuar. As 24 orë nuk janë mbushur kur e kam parë për herë të fundit. Fola sot me të shoqen pasi kishim një dëshirë që Sanatoriumi të bëntë një përpjekje por fundi është siç po bisedojmë dhe s’më erdhi në mendje që do vinte kaq shpejt, brenda 24 orëve.
Ishim shumë miq bashkë, jemi ata aktorë që përkojmë si kohë dhe si moshë. Jemi aktorët e fillimit të punës në teatër, dhe në kinema. Xhoda kontribuoi në shumë filma, është 2-3 vjet më i ri se unë.
Kam punuar shumë tepër me të se sa të tjerët. Kemi qenë tek “Vendimi” te “Dasma e Sakos”, te “Delegacioni”, te “Treni niset në 7 pa pesë”.
Kemi shkuar bashkë në Përmet kur xhiruam filmin e fundit. Kemi bashkëpunuar edhe tek Universiteti pasi ka qenë dekan i Arteve ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në parlament, pavarësisht kohës së keqe kur përkoi dhe pse ishte parlament cilësor.
Fillimit të dhjetori jemi takuar, por gjendja spitalore e tij ka qenë shumë pak ditë para vitit të ri. Ky dy javëshi i fundit ka qenë në spital. Unë kam pasur disa lëvizje, por jemi takuar, e kisha pranë Xhevdetin bashkë me Viktorin.
Nuk e di por nga ana profesionale këta mjekët, mjeku i brendshëm ishte i mrekullueshëm po më thoshte se ishte një nga dy rastet e rralla kur sëmundja godet pulmonet.
Ishte shumë kurajoz, me të vërtetë me bagazh, djalë me shije dhe i lexuar. Jo më kot ka qenë në 3-4 raste si drejtues në art. Me filmin, me teatrin kishte gamë të gjerë, zonë të gjerë mentale, tepër të gjerë.
Kur e kam uruar në verë që u bë gjysh e shijoi dhe e mori këtë lumturi nga e bija. Kemi punuar bashkë, kemi jetuar bashkë dhe ka qenë një kënaqësi.”
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Emmanuel Macron po marrin pjesë në forumin ekonomik në Tiranë. Fjalim do të ketë edhe…
Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet…
Dy adoleshentë të moshës 14 dhe 15 vjeç janë konfliktuar ditën e djeshme në Maliq, ndërsa njëri prej tyre ka…
Mes shumë aludimesh dhe hipotezash që qarkulluan pas largimit të Albës nga Ferma VIP, një ndër më të përfolurit ishte…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Tiranë Presidenten e Republikës së Moldavisë, Maia Sandu, e cila ndodhet në…
Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e sotëm Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron. Pritet që dy liderët pasi të zhvillojnë…