Sigurisht që Meghan nuk është lloji i gruas që pëlqen të qëndrojë në hije. Sipas Daily Mail, që citon një burim të afërt me familjen mbretërore, Meghan Markle është ndjerë e acaruar pasi është detyruar të qëndrojë larg çështjeve politike pas martesës së saj me princin Herry.
Dhe për këtë arsye ka vendosur të rimarrë në dorë jetën e saj dhe të kthehet aktive në këtë front: madje mundet edhe të ketë një rol në zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane.
None found
Që Megan e ka politikën për zemër, kjo nuk është një risi. Në të shkuarën ka sulmuar Donald Trump dhe ka refuzuar edhe ta takojë gjatë vizitës së tij në pallatin mbrrtëror duke përdorur si justifikim se duhej të kujdesej për djalin e saj.
Markle është po ashtu edhe shumë mike e Xhesika Mulronej, nusja e djalit të kryeministrit kanadez Brajan Mulroni. Dhe është shumë e afërt edhe me Justin Trudeau apo Barack dhe Mishel Obamën.
Nëse dukesha do të vendoste të behej pjesë e politikës, ndoshta do të provokonte një stuhi të re diplomatike, mbi të gjitha nëse do të sulmonte sërish Trump apo do të fillonte të merrej me punët e shtetit në Kanada, ku tani qëndron bashkë me familjen e saj. Nuk duhet as të harrohet se Markle, e lindur në Los Angeles, është qytetare amerikane; asgjë nuk do ta pengonte që një ditë, të kandidonte edhe për shtëpinë e bardhë.
Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…
Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…
Mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…
Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…
Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…