Patrisi dhe Tuna janë akoma bashkë.
Dyshimi i parë që nisi nga heqja e mbiemrit Berisha nga Instagrami i Tunës nuk ishte vënë re fare nga Patrisi. Ai nuk është shumë familjar me jetën sociale dhe as nuk përkushtohet për të mësuar çfarë ndodh aty dhe çfarë mund të mendojë publiku nga një lëvizje “dyshuese” e Tunës. Në fakt, mbiemrin Berisha nga llogaria e këngëtares e ka hequr menaxheri i saj, kështu që nuk ka asnjë vend për dyshim deri këtu.
None found
Po Tuna dhe Patrisi, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram?
Edhe kjo nuk ka fare rëndësi. Ata janë bashkë dhe muzikanti i njohur e konfirmoi në “Një kafe me Labin”, ku ishte i ftuar së bashku me vëllanë, Robert Berisha. Meqenëse nuk i shpëtoi dot pyetjes për raportin e tij me Tunën, Patrisi tha se vazhdon të jetë me të, nëse një ditë nuk do jetë, do ta thotë vetë publikisht.
“Patjetër që vazhdoj të jem, në momentin që s’do jem, edhe unë do ta bëj publike se nuk është asgjë. Doja vetëm të prek një detaj të vogël për të gjitha portalet. Duhet të marrin burime më të sakta. Mund të më telefonojnë lehtësisht dhe unë mund të jap çdo informacion të saktë dhe të sigurt. Kanë prekur diçka si mbiemri, Instagrami, por ato i ka hequr menaxheri dhe ka lënë vetëm Tuna. Ku janë kapur me këtë gjë? As unë nuk e kisha vënë re, janë detaje banale…”, – tha Patrisi.
Kështu, pasi kërkoi më shumë vërtetësi nga mediat, Patrisi tha:
“Mos u mërzitni, të gjitha portale. Në momentin që do ndahem, do ta them. Ishalla do Zoti askush nuk ndahet me askënd, por edhe nëse ndahet e është më mirë për çiftin e për fëmijën, më mirë është të ndahesh….”
Ernest MuçiTrabzonspor e nis sot rrugëtimin në Conference League për sezonin 2026-2027, ku do të përballet në transfertë me KuPS…
Malisheva dhe Prishtina kanë ndarë pikët, duke barazuar 1-1 në përballjen e vlefshme për xhiron e nëntë të Superligës së…
Media franceze France24, ka raportuar për revoltën masive studentore, që vijon prej tre ditësh në Tiranë, ndërsa ditën e sotme…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca e rigjykimit të Endrit Nikës, i cili po akuzohet për vrasjen e…
Këtë të enjte, 15 Tetor 2026, një studente ka përcjellë një mesazh të fuqishëm, teksa ndodhet në protestë me të…
Komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës Fasli Rama është në gjendje të rëndë shëndetësore. Efektivi i policisë…