Categories: Uncategorized

E bukur dhe super e talentuar, 16 vjeçarja shqiptare mahnit Zvicrën me zërin e saj (VIDEO)

16-vjeçarja Lorena Beadini ishte e para që doli në skenë. Me interpretimin e saj të këngës së Meghan Trainors “All About That Bass”, ajo mahniti të gjithë anëtarët e jurisë. Beadini e ka ditur për një kohë të gjatë se dëshiron të provojë veten si këngëtare.

Në moshën gjashtëvjeçare ajo kishte dhënë koncertin e saj të parë, transmeton albinfo.ch. Pra, asaj nuk i mungon përvoja skenike. E megjithatë atë e rrëmbyen emocionet para se të dilte në skenë.

Të lidhura

None found

“Zakonisht nuk kam emocione”, thotë Beadini. Por, në këtë skenë kishte diçka që ndryshonte dhe kjo është e kuptueshme. Lorena po këndonte para emrave të mëdhenj të muzikës zvicerane, si DJ Antoine, Anna Rossinelli, Noah Veraguth dhe “Büetzer Buebe”, Gölä dhe Trauffer.

Ndërkaq, Beadini nuk lejon të hutohet nga të famshmit e pranishëm dhe performanca e saj ishte një nga më të suksesshmet. Talenti i saj qe aq i dukshëm, sa nuk kaloi as një minutë para se secili nga katër anëtarët e jurisë të shtypte butonin jeshil, për t’i sinjalizuar asaj se donte ta kishite Lorenën në ekipin e vet.

E mbuluar nga lëvdatat, ajo tashmë ndodhej në dilema: kë ta zgjidhte. DJ Antoine provoi ta “korruptonte”, duke i dhuruar një trëndafil për ta joshur në ekipin e vet, por Lorena u përcaktua për ekipin e Anna Rossinelli-t. Për të vazhduar garën, Lorena Beadini në raundin e ardhshëm duhet të këndojë duet me njërin nga garuesit e tjerë.

të fundit

Juventusi shpëton barazimin ndaj Milanit në fund, Zhegrova luan gjashtë minuta

Juventusi në minutat e fundit ka siguruar një pikë në shtëpi në derbin italian kundër AC Milanit.Juventusi faktikisht dominoi në…

5 minutes ago

Dita e 38-të e protestës në Divjakë, qytetarët vijojnë kundërshtimin ndaj bashkimit me Lushnjën

Vijon për të 38-tën ditë protesta në Divjakë, ku qytetarët kundërshtojnë reformën e propozuar administrative-territoriale që parashikon bashkimin e Divjakës…

6 minutes ago

Ulrich Siegmund, nga biznesi i aromatizuesve te triumfi historik i AfD-së në Saksoni-Anhalt

Ulrich Siegmund, 35-vjeçari i AfD-së, ka udhëhequr partinë e ekstremit të djathtë drejt një fitoreje historike në Saksoni-Anhalt, duke marrë…

10 minutes ago

Aksident në aeroportin e Miamit/ Avioni i Amazon del nga pista dhe përplaset me automjete, raportohet për të plagosur

Një avion mallrash i Amazon ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit, duke u përplasur me…

29 minutes ago

Ministria e Mbrojtjes: 20 vatra ditën e sotme, 11 aktive dhe 7 nën monitorim

20 vatra zjarri janë raportuar gjatë ditës, 11 prej të cilave mbeten ende aktive, ndërsa 7 janë nën mbikëqyrje. Vëmendja…

30 minutes ago

Travel through Serbia continues to put Albanians at risk, with some remaining in Serbian prisons

Që nga gushti i vitit 2025, Behar Preniqi vazhdon të jetë i burgosur në Serbi,. Ai u arrestua nga autoritetet…

34 minutes ago