Tayna është më shumë se gati për sukses ndërkombëtar! Para pak orësh, këngëtarja njoftoi bashkëpunimin i radhës, me gjigandin e kompanive diskografike, Sony Music në Gjermani.
“Jam shumë e lumtur që arrita një marrëveshje për të punuar me Sony Music! Pas diskutimeve shumë intensive, kemi vendosur që hapin e madh të radhës, ta bëjmë bashkë. Prandaj, unë do vijoj të zhvillohem artistikisht për t’u përqëndruar 100% tek muzika!”- shkruan Tayna.
None found
Një lajm i tillë është padyshim arritje e madhe për reperen,e cila me siguri do të dallojë edhe më shumë për stilin e saj muzikor, tani që do të jetë nën menaxhimin e shtëpie gjigande diskografike siç është Sony Music. Kjo kompani renditet e dyta (pas Universal Music) për rëndësinë e saj nga top 3 shtëpitë diskografike më të suksesshme në botë dhe duket që Tayna-n e pret një rrugëtim i gjatë para.
Këngëtarja, nuk është e para shqiptare që arrin të realizojë një bashkëpunim të tillë. Kujtojmë që Era Istrefi në 2016-ën nënshkroi kontratin me Sony Music.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…