Dua Lipa do të publikojë së shpejti një videoklip për këngën “Levitating”. Ajo ka hapur një “audicion” në TikTok nëpërmjet sfidës #DuaVideo.
“ Jam shumë e emocionuar t’ju tregoj se po punoj për një video muzikore për “Levitating” dhe dua që ti të jesh pjesë e saj.”
Ajo thotë se mund të jetë koreografi, video makeup-i apo animim. Mjafton të postoni videon nën hashtagun #DuaVideo, sigurisht me këngën Levitating në sfond.
“Bëni sfidën dhe ju ose puna juaj do të publikohet me videon time të re.”
#DuaVideo po bëhet viral në TikTok, si hashtag i përdorur dhe i parë me miliona herë.
“Levitating” u publikua në prill të 2020-ës. Duke qenë se situata e pandemisë nuk e favorizon aq shumë krijimin e një videoklipi të zakonshëm, Dua ka menduar një mënyrë më gjithëpërfshirëse për klipin e saj, duke i ofruar një mundësi promovimi edhe fansave.
Nëse mendoni se jeni të talentuar në diçka, ju e dini ç’të bëni.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…