Në edicionin e majit për Elle, ku promovon albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, Dua Lipa zgjodhi për kopertinë një “veshje” jo të zakontë. 24-vjeçarja u shfaq me një kitarë Moschino Couture, e cila u prezantua nga dizajneri Jeremy Scott në shtator, në sfilatën Pranverë 2020.
Kitara dhe të gjitha veshjet e koleksionit u frymëzuan nga Pablo Picasso. Për të risjellë pikturat e Picasso-s në koleksion, Scott lexoi gjithë informacionin që mundi të gjente mbi artin e tij, pa 10 seritë e National Geographic mbi artistin, “Genius: Picasso”. Aq shumë i pikturoi Picasso gratë e jetës, sa Jeremy Scott krijoi një vizion të “gruas Picasso”. “Mendova për kubizmin, për periudhat e ndryshme të jetës dhe veprës së tij dhe u frymëzova,” u shpreh Scott para prezantimit të koleksionit.
None found
Në koleksion, Scott risolli imazhet dhe veshjet e pikturave, eksperiementoi me paletat e ngjyrave dhe në disa raste, vendosi në copa pamje ekzakte të veprave të artistit.
Shqiptarët kanë mbuhsur instagramin e këngëtares me komente fyese për shkak të zhveshjes së saj.
Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 80.8 lekë dhe shitet për 82 lekë. Euro, blihet me 89 lekë…
Një tufë flokësh që i përkiste George Washington, presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shitur në…
Emigrimi po mbetet një plagë pa shërim edhe pse popullsia vendase po tkurret dhe potenciali për të prodhuar numra emigrantësh…
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhje, duke filluar nga ora 11:00, ku në rend dite janë…
Mbi 12 mijë persona janë evakuuar nga arena Co-op Live në Manchester të Anglisë, pasi një substancë e panjohur dyshohet…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Në këtë ceremoni,…