Me 26 Janar legjenda e basketbollit, Kobi Brajant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Xhana humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter. Bashkëshortja e të ndjerit, Vanesa i ka kujtuar çdo ditë me mall të dashurit e saj përmes fotove në rrjete sociale.
Këtë të Premte ajo i ka prekur të gjithë me dedikimin e ndjerë për të bijën, e cila sot do të mbushte 14-vjeç. Vanesa ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto të Xhanës dhe shkruan se e ka marrë shumë malli.
“Gëzuar 14-vjetorin vogëlushja ime e ëmbël, Gianna. Mami të do shumë më shumë seç mund ta tregoj. Je pjesë e shpirtit tim përgjithmonë. Më mungon çdo ditë. Do të doja që të zgjohesha dhe ti të ishe këtu me mua. Më mungon buzëqeshja dhe përqafimet e tua. Më mungon gjithçka e jotja, Gigi. Të dua kaq shumë”, ka shkruar ajo.
Mbrëmjen e së shtunës në Durrës është gjetur një sasi eksplozive është gjendur pranë hotelit në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush…
Autori i masakrës së Shkodrës, Ragip Gila është izoluar në paraburgimin 302 në Tiranë. Bëhet me dije se Gila po…
Gjatë ditës së sotme, xhudisti i talentuar, Dardan Cena, u shpall kampion ballkanik në kategorinë e seniorëve, duke siguruar medaljen…
Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj ka reaguar në lidhjet me aksionin e IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje…
Autoritetet në Poloninë lindore, në rajonin kufizues me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të lartë të shtunën pasdite, pasi u…
Një shpërthim i fortë ndodhi sot në një kafene në kryeqytetin spanjoll, Madrid, duke plagosur 21 persona, tre prej të…