Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë! Moderatorja e njohur shqiptare e ka dhënë lajmin e bukur para pak ditësh përmes një urimi për ditëlindjen e partnerit të saj të zemrës, Eduart Grishaj.
Kurioziteti është i madh në lidhje me gjininë e bebushit. Sipas “Story”, bebushi që do të vijë së shpejti në jetë është djalë. Kanë qenë disa miq të çiftit që e kanë konfirmuar lajmin.
None found
Deri më tani moderatores së njohur të “Dua të të bëj të lumtur” nuk i duket ende barku dhe ajo është rikthyer në punë.
Ndërkohë Eduarti ka filluar që tani që mendon për të ardhmen e fëmijës së tij të parë. Ai tha që nëse fëmija i tyre do ishte vajzë do bëhej regjisore dhe nëse do ishte djalë do dëshironte të bëhej futbollist.
Pra një futbollist të talentuar do të kemi në të ardhmen nga çifti i njohur.
Arbana është nënë e një djali që e ka më bashkëshortin e saj të parë, ndërsa ky do të jetë fëmija i parë për regjisorin Eduart Grishaj.
Arbana dhe Eduarti konfirmuan lidhjen e tyre vitin që lamë pas dhe emrat e tyre u kthyen në kryefjalë për mediat. Megjithatë, tani ata nuk fshihen më për publikun dhe tregojnë hapur çdo gjë edhe lajme të bukura si ky i pritjes së ëmbël.
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Orinda Huta ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” historinë e saj shumë personale të përpjekjeve për të pasur një…
Milan Një spektakël i vërtetë ka rezultuar pjesa e parë në derbin e Madonninës mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë…