Categories: Uncategorized

Detaje të reja për dokumentarin $25 milionë per Rihannan

Një dokumentar dedikuar Rihanna-s është rrugës! Deri tani, kjo ishte gjithçka dinim, por gjatë një interviste me regjisorin Peter Berg, i cili prej 4 vitesh bashkëpunon me këngëtaren, u zbuluan detaje të reja! Dokumentari dedikuar Riri-it për të cilin është punuar për shumë vite me radhë do të publikohet verën e ardhshme rreth datës 4 korrik në Amazon.

“Katër vitet e fundit me të kanë qenë një rrugëtim epik. Ajo është një grua e jashtëzakonshme, e cila rritet çdo ditë dhe përfshihet në biznese dhe sfida të reja, gjë që e bën edhe më të vështirë të jesh në një ritëm me të. Sa herë që ne mendojmë se filmi ka përfunduar dhe jemi gati, ajo bën një gjë tjetër si Fenty, apo linjë të brendshmesh dhe është e pamundur të mos përfshihen.”- shprehet Berg.

Të lidhura

None found

Pra me pak fjalë, dokumentari do të na tregojë çfarë ndodh me Rihanna-n pas kuintave dhe se si ndër vite ja doli të zgjerojë bizneset e saj.

Detaje të reja për dokumentarin $25 milionë dedikuar Rihanna-s!

“Ajo po merret edhe me muzikë të re tani. Bizneset janë shumë të suksesshme, ajo është sipërmarrëse e aftë dhe ne po e lëmë dokumentarin të rritet bashkë me të. Mendojmë se në pranverë do të ketë përfunduar, gati për t’u publikuar në verë.”

Një tjetër detaj që dihet rreth projektit të ri, është se dokumentari i yllit të pop-it është blerë nga Amazon për $25 milionë dhe se do të titullohet thjesht “Rihanna”.

Projekti filmik do ta sjellë këngëtaren siç nuk e kemi parë kurrë. Jeta personale dhe profesionale e Rihanna-s, që nga fillimet e hershme në 2005-ën e deri më sot! Për këtë, ju duhet ende të prisni 1 vit.

të fundit

Three Arrested in Mitrovica for Allegedly Attempting to Sell 21 Properties Using Forged Documents

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton se si rezultat i veprimeve të koordinuara operative dhe…

42 seconds ago

Tre të arrestuar në Mitrovicë, dyshohet se tentuan të shesin 21 prona me dokumente të falsifikuara

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njofton se si rezultat i veprimeve të koordinuara operative dhe…

6 minutes ago

VIDEO/ Elbasani e mbyll në barazim pa gola pjesën e parë ndaj BATE-s në Azerbajxhan

BATE - ElbasaniPJESA E PARËBATE 0 – 0 Elbasani45' - Mbyllet pjesa e parë pa gola mes BATE-s dhe Elbasanit…

8 minutes ago

Donna Dafi pushton mediat ndërkombëtare, “Trouble” vlerësohet nga revistat prestigjioze

Artistja me prejardhje shqiptare Donna Dafi po shënon një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare. Projekti i saj më i ri,…

10 minutes ago

Nikolloski: Punimet për hekurudhën e shpejtë në Korridorin 8 pritet të nisin në fund të vitit

Përgatitjet për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë në Korridorin 10 po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, ndërsa gjatë muajit gusht…

20 minutes ago

Spanja në pritje për Yamalin dhe Porror, të dy stërviten veçmas para finales

Futbollistët e Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal dhe Pedro Porro, kanë shkaktuar shqetësim në kampin spanjoll pas fitores 2-0 ndaj…

20 minutes ago